15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Erdoğan do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mes datave 13-15 maj do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar ku do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II dhe kryeministren Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës së Turqisë thuhet se Erdoğan do qëndrojë në Britani të Madhe, shtet aleat dhe partner strategjik i Turqisë me të cilin vazhdon zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në çdo fushë.

Erdoğan me këtë rast do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II dhe kryeministren Theresa May.

Në kuadër të vizitës së tij presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës të takimit të shtatë të Forumit Turko-Britanik “Tatlidil” i cili ka për qëllim pasurimin e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë edhe dialogun civil. Ai poashtu do të takohet me bashkësinë e biznesit dhe me investitorë të njohur të shtetit.

Në takimet e tij në Londër, Erdoğan pritet të diskutojë për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat prioritare si në ekonomi, tregti, siguri, industri të mbrojtjes, e kulturë si dhe për zhvillimet rajonale duke filluar nga ato në Siri dhe Irak, Planin e Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës, për Qipron, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian si dhe për luftën kundër terrorizmit.

Mbretëria e Bashkuar, shtet me të cilin Turqia është në dialog intensiv në çdo nivel në luftën kundër terrorizmit dhe përballë sfidave rajonale dhe globale, me një vëllim të tregtisë dypalëshe në vlerë prej më shumë se 16 miliardë dollarë është në mesin e partnerëve kryesorë ekonomik të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit