-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: Musliman nuk bëhesh duke vendosur fjalët e Tevhidit në ballë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë ditës së sotme ka folur për një operacion që ka nisur në orët e mëngjesit kundër organizatës ISIL në territorin e Sirisë.

Presidenti Erdogan duke u shprehur se operacioni “Mburoja e Eufratit” ka nisur që nga ora 04.00, ka theksuar se “Kushdo që përbën një element kërcënues për Turqinë, ky komb është dhe do të jetë përballë me ushtrinë, policinë, ruajtësit dhe me popullin.”

Ai ka thënë se ISIL nuk ka asnjë lidhje me Islamin dhe veprimet e tyre janë në kundërshtim me parimet Islame. Ato i edukojnë fëmijët 12 vjeçar të rriten si terrorist. Ato i ngrejnë këto fëmijë si bomba të gjalla, shkruan islambosna.

Presidenti turk më pas shtoi: “Musliman nuk mund të bëhesh duke vendosur fjalët e tevhidit në ballë, musliman nuk mund të bëhesh duke vendosur kelime tevhidin në flamurë. Kjo nuk mund të arrihet duke keqpërdorur emrin e Zotit”.

Erdogan tha se Turqia mundohet të largoj gjurmët dhe pasojat e tyre sepse islami është fe e paqes dhe gjuha e kësaj feje është gjuha e paqes.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit