Sugjerimi i presidentit të KE Charles Michel për të shmangur retorikën provokuese më 20 korrik gjatë vizitës në Qipro, duket se nuk i ka pëlqyer presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai tha se do të vazhdojë kërkimin e naftës në Qipro dhe Mesdheun Lindor.
“Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi. Unë do të jem në Qipron Veriore më 20 korrik. Presidenti i KE më tha: ‘Kam dëgjuar se do të shkosh në Qipro.
Më mirë të mos jepni mesazhe të ashpra nga atje’…. ndërsa unë i thashë: ‘Nëse më thua si të dërgoj mesazhe atëherë unë do t’i lexoj atje’. Ata akoma nuk e kanë kuptuar kush është kush. Ne do të vazhdojmë kërkimin e naftës në Mesdheun lindor dhe Qipro”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al