16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A lejohet të therr Kurban së bashku me prindërit?

Më të lexuarat

PYETJE:

A lejohet të therim një kurban unë dhe prindërit e mi sëbashku, sepse gjendja financiare nuk na mundëson therrjen e më shumë se një kurban?

***

PËRGJIGJE:

Po, lejohet ta therrni një kurban sëbashku të gjithëve.
Pra, therja e një kurbani ju mjafton dhe shpërbleheni për të inshallah të gjithë familjarët.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pranohet një kurban për personin që e therrë për vete dhe për familjarët e tij.” (Tirmidhiu: 1505).

Gjithashtu, trasnmetohet se Ata Ibn Jesari, ka thënë:
E pyeta Ebu Ejub el Ensarin: Si kanë qenë kurbanat në kohën e Pejgamberit ﷺ?
Ejub El Ensari ma ktheu: “Një njeri therte kurban dhe kjo mjaftonte për të dhe familjën e tij, hanin ata prej kurbanit dhe ushqenin njerëzit (me mishin e kurbanit).” (Tirmidhiu).

Ky veprim i juaji është i pranuar në sheriatin islam, dhe shpresoni në shpërblimin e Allahut për therjen e kurbanit.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Përktheu: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit