Qëllimi i Turqisë, pavarësia e plotë nga nafta dhe gazi
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën zbulimin e 58 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Anija jonë shpuese Fatih ka zbuluar 58 miliardë metra kub rezerva gazi natyror, 3,023 metra nën det, në bllokun Caycuma 1,” tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial në Ankara.
Duke deklaruar se rezervat e gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi arrijnë në 710 miliardë metra kub me një vlerë tregu prej një trilion dollarësh, Erdogan tha se qëllimi përfundimtar i Turqisë është të shpallë pavarësinë energjetike nga nafta e huaj dhe gazi natyror sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kërkimet tona të reja do të hapin rrugën për kërkime të ngjashme në fusha të tjera gjeologjike në fqinjësi të rajonit. Do të fillojmë shpimet e reja sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Erdogan. /tesheshi.com/