9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dodik flet për Kosovën: S’mund të heqim dorë…!

Më të lexuarat

Kreu i Srpska-s në Bosnje, me deklarime përbetuese

Kreu Srpska-s në Bosnje, Milorad Dodik tha se Republika Srpska dhe populli i saj janë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe me popullin(serb) e Kosovës.

Dodik tha se çështja e pozitës së serbëve në Kosovë nuk është vetëm çështje e tyre dhe e Serbisë, por edhe e serbëve në Republikën Srpska.

“Kam disa ditë që jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Serbisë lidhur me këto çështje dhe jam njohur me këto detaje, vendosmërinë dhe qëndrimin e presidentit dhe udhëheqjes shtetërore të Serbisë për të ruajtur dhe mbështetur popullin tonë”, tha Dodik.

Republika Srpska, theksoi Dodik, pret momentin për t’ua bërë të qartë të gjithëve se të huajve nuk mund t’u besohet.

“Nuk mund t’i pranojmë ndërhyrjet e tyre, veçanërisht arrogancën e tyre së fundmi, që rezulton se Republika Srpska, pavarësisht nëse ka qenë apo jo, është fajtore për çdo gjë, prandaj sigurisht edhe Serbia, kështu që është absolutisht e qartë se Serbia nuk mund të heqë dorë nga disa gjëra të rëndësishme, e ajo është çështja e Kosovës, si çështje shtetërore dhe amë e jona, si dhe çështja e marrëdhënieve me Rusinë”, shtoi Dodik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit