2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Erdogan i tregon vendin OSBE-së

Më të lexuarat

Në fjalën drejtuar qytetarëve në Ankara Presidenti i Erdogan reagoi ashpër ndaj raportit me përmbajtje politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lidhje me referendumin e të dielës në Turqi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në referendumin e zhvilluar më 16 prill në Turqi për ndryshimet kushtetuese është realizuar votimi më demokratik, i cili nuk është parë në asnjë vend të Perëndimit.

Erdogani reagoi ashpër ndaj raportit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për referendumin në Turqi.

Në fjalën drejtuar popullit të Ankarasë, që ishte mbledhur në Kompleksin Presidencial, Erdoan tha se OSBE-ja duhet të mbajë vendin e vet.

Raportet me përmbajtje politike të OSBE-së për ne janë të pavlefshme, theksoi Erdoan dhe tha: “Ky vend (Turqia) ka realizuar zgjedhjet më demokratike që nuk janë parë në asnjë vend të Perëndimit. Mos hyni në radhë për të errësuar pa pikë turpi këto zgjedhje, ndërkohë që disa vende evropiane ministrat tanë nuk i lejuan as të hyjnë në Evropë, pasi e keni të kohë, nuk do të fitoni gjë nga kjo”.

Ndryshimi kushtetues është miratuar me votën e rreth 25 milionë e 200 mijë qytetarëve dhe diskutimet kanë marrë fund, u shpreh Presidenti dhe shtoi: “Risitë që sollën ndryshimet kushtetuese, të cilat u pranuan me numrin më të madh të votave në historinë e Turqisë, tashmë janë në shërbim të të gjithë popullit. Ka ardhur koha që këtej e tutje të gjithë së bashku të shikojmë nga e ardhmja”.

Disa shtete evropiane dolën me forcë kundër reformës në Turqi, cilësoi Erdoan duke rikujtuar shtetet që u turrën me kuaj dhe qenë mbi qytetarët turq (në Evropë) që nuk mendojnë si ata.

Për momentin të njëjtat qarqe kërcënojnë mengrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin drejtuar qytetarëve të mbledhur në Presidencë: “Kjo çështje për ne nuk ka edhe shumë rëndësi. Mjafton që BE-ja ta marrë këtë vendim dhe të na e komunikojë. Nëse do të jetë e nevojshme e mbajmë një referendum edhe për anëtarësimin e Turqisë në BE. Ai që do të vendosë për këtë është populli”.

“BE-ja mban një qëndrim dyfytyrësh ndaj Turqisë. Ose do ti mbajnë menjëherë premtimet që i kanë bërë Turqisë ose do të përballen me pasojat. Kjo punë nuk shkon kështu, duke ‘lëshuar sipër’ vendit tonë organizatat terroriste, duke i mbështetur fshehurazi këto organizata me armë dhe me para”,- nënvizoi Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit