0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: I duhet dhënë fund dominimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në tregtinë botërore i duhet dhënë fund dominimit të dollarit.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në tregtinë botërore i duhet dhënë fund dominimit të dollarit.

Erdoan mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Forumin e Biznesit Turqi-Kirgizi të zhvilluar në Bishkek, Kryeqytetin e Kirgizisë.

Presidenti bëri të ditur se vëllimi tregtar me Kirgizinë është nën 500 milionë dollarë dhe në kohën më të shkurtër do ta rrisin atë në 1 miliardë dollarë.

Erdoan shprehu dëshirën që kjo mbledhje me biznesmenët e të dyja vendeve të bëhet shkas për hapjen e portave të partneriteteve të reja.

Ai bëri të ditur se ekonomia botërore ka mbetur ballë për ballë një prove të re dhe shtoi: “Vartësia e tregtisë ndërkombëtare nga dollari po kthehet në një problem akoma më të madh. Duke përdorur mes nesh monedhën kombëtare avash avash duhet ti japim fund dominimit të dollarit”.

Presidenti Erdoan theksoi se sulmet e javëve të fundit ndaj Turqisë janë një shembull i qartë i kësaj dhe shtoi: “Me manipulime të tilla kërkohet të krijohen re dyshimi mbi ekonominë e shëndetshme të Turqisë. Ashtu siç dini ka disa agjenci të vlerësimit të kreditit dhe çdo hap i tyre është politik. Këta janë zhonglerë. Mos u besoni këtyre zhonglerëve, me sulmet e kursit të këmbimit valutor synohet të merret në dorë kontrolli i ekonomisë së Turqisë. Presioni mbi kursin e valutës nuk është vetëm problemi ynë”.

“Në fushën e turizmit Turqia arriti në 40 milionë turistë në vit. Kjo është një distancë e madhe. Kjo do të rritet çdo vit edhe më shumë. Në të njëjtën mënyrë edhe në industrinë e mbrojtjes, mjaftueshmëria që para nesh ishte 20% sot është 65%” tha Erdoan.

Kurse në lidhje me marrëveshjen për sistemet e mbrojtjes S-400 që Turqia bëri me Rusinë, Erdoan tha se kjo ka shqetësuar disa qarqe dhe shtoi: “Ne jemi të detyruar të përmbushim nevojat tona she nuk do të marrim leje nga askush”.

Ai dërgoi edhe një mesazh për vendet mike në lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO).

“Ne duhet ti shtypim kokën gjarprit të FETO-s që helmon unitetit dypalësh dhe duhet të eliminojmë këtë kërcënim. Ne nuk dum që pjesëtarët e kësaj organizate të lëvizin lirshëm në vendet tona mike” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit