10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Shpërthime të njëpasnjëshme në Damask

Më të lexuarat

Në kryeqytetin Damask të Sirisë ndodhën disa shpërthime të njëpasnjëshme në bazën ushtarake Mezzeh.

 

Në kryeqytetin Damask të Sirisë ndodhën disa shpërthime të njëpasnjëshme në bazën ushtarake Mezzeh.

Një burim i afërt me regjimin sirian pretendoi se shpërthimet u shkaktuan nga sulmet me raketa.

Observatori i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Siri me qendër në Londër pretendoi se shpërthimet ishin shkaktuar nga sulmet ajrore të Izraelit dhe u shpreh se ka të vdekur dhe të plagosur.

Pas një kohe të shkurtër nga ngjarja media e regjimit, në lajmin e bazuar tek burimet ushtarake përgënjeshtroi pretendimet për sulm nga Izraeli.

Në lajm parashtrohet se ndodhi një shpërthim si pasojë e defektit në sistemin elektrik në depon e municioneve në afërsi të bazës ushtarake.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit