Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Ne në kundërshtim me ju, nuk do të sulmojnë ato që ju keni të shenjta.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj atyre që publikuan një komunikatë kundër Kuranit në Francë.
Erdoan mbajti një fjalim në Grupin Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.
Në fjalimin e tij kreu i shtetit turk reagoi ndaj 300 intelektualëve dhe politikanëve francezë, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, të cilët kërkuan heqjen e disa ajeteve nga Libri i Shenjtë i Islamit duke pretenduar se ato përhapin dhunën dhe antisemitizmin.
“Disa persona që nuk njohin as veten e tyre publikuan një komunikatë ku kërkohet heqja e disa ajeteve prej Kuranit. Vallë a e kanë lexuar ndonjëherë librin e tyre Ungjillin, Teuratin, Zeburin? Po ti kishin lexuar do të donin që të ndaloheshin edhe librat e vet” tha presidenti Erdoan.
“Ti perëndim që sulmon librin tonë të shenjtë, duhet të dish se ne nuk do të sulmojmë të shenjtën tënde por do të të gjunjëzojmë. Këtë ta dish. Kush jeni ju që sulmoni të shenjtën tonë? Ne e dimë se sa të poshtër jeni ju” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.