11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, dënoi ashpër kërkesën e Francës

Më të lexuarat

Turqia bëri të ditur se komunikata e publikuar në Francë nga ana e 300 intelektualëve dhe politikanëve, në të cilën kërkohet heqja e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë, është një sjellje e papranueshme…

 

Turqia bëri të ditur se komunikata e publikuar në Francë nga ana e 300 intelektualëve dhe politikanëve, në të cilën kërkohet heqja e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë, është një sjellje e papranueshme.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, shkruhet se disa rrethe të caktuara në Francë kanë filluar një fushatë shpifjeje kundër Kuranit Famëlartë, librit të shenjtë të myslimanëve dhe bëjnë rekomandime provokuese.

“Sipas besimit të të gjithë myslimanëve pa përjashtim, Kurani Famëlartë është libri i fundit i shenjtë i shpallur nga Allahu. Këto fjalë hyjnore arritën deri në ditët tona pa ndryshuar asnjë shkronjë e tyre. Ato nuk do të ndryshojnë dhe nuk do të lejohet të ndryshohen deri në ditën e kiametit. Sipas Kuranit Famëlartë, jeta e njeriut është e çmuar pa marrë parasysh besimin e tij, është e paprekshme, madje në të thuhet që në qoftë se vritet një njeri në mënyrë të padrejtë është njëjtë sikurse të vritet i tërë njerëzimi, ndërsa mundësimi i mbijetesës së një njeriu është sikurse të mundësohet mbijetesa e tërë njerëzimit”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në deklaratën me shkrim të bërë nga Diyaneti shkruhet se “Duke u nisur nga Kurani, myslimanët ndaj komuniteteve tjera, të cilat jetojnë së bashku me ata, gjithmonë janë sjellë me mirësi, mëshirë dhe drejtësi”, ndërsa vijon me këto fjalë: “Dënojmë ashpër këto akte provokuese, të cilat do të dëmtojnë myslimanët dhe paqen botërore, ndërsa opinionit publik botëror i bëjmë thirrje që të jetë i ndershëm dhe i drejtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit