Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se është gati të largohet nga pushteti nëse populli turk thotë “Tamam”.
“Tamam” fjalë e cila në shqip e ka kuptimin “Mjaft”, është shumëinterpretuar nga kundërshtarët politik të Erdoganit, duke e nisur kështu një hashtag në Tëitter me thirrjen “Tamam”.
“Nëse populli ynë thotë se është bërë mjfat, ne do të tërhiqemi,” tha Erdogan para anëtarëve të Parlamentit.
Këtë slogan e shfrytëzuan opozita që po mundohen të unifikohen kundër figurës më eminente të politikës në Turqi, por të shumë kanë qenë edhe mbështetësit e Erdoganit të cilët kanë thënë se vendi i tyre gjendet në pikë kthese dhe se është lideri i tyre prej 15 vitesh ai që i duhet vendit edhe në këtë mandat.
Pas zgjedhjeve të qershorit, Republika Turke do të bëhet sistem ekzekutiv presidencial, pasi një gjë e tillë u mbështet nga referendumi që u mbajt vitin e kaluar.