3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: “A u fshi Islami duke djegur Kur’anin?”

Më të lexuarat

Presidenti turk: “Ata thjesht treguan se sa të poshtër janë”

Turqia mund t’i përgjigjet “ndryshe” ofertës së Finlandës për në NATO, e cila mund të “trondisë” Suedinë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ndoshta ne do t’i përgjigjemi ndryshe Finlandës, nëse është e nevojshme. Suedia do të tronditej nëse do t’i përgjigjenim ndryshe Finlandës. Por Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim,” tha presidenti turk Erdogan në një takim me të rinjtë në provincën Bilecik.

Për djegien e Kur’anit në Suedi, Erdogan tha:

“A e fshinë Islamin duke djegur Kur’anin tonë? Ata thjesht treguan se sa të poshtër janë. Danimarka bëri të njëjtën gjë,” tha Erdogan.

Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, kreu aktin provokues të djegies së librit të shenjtë të Kur’anit para një xhamie në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës, të premten nën mbrojtjen e policisë.

Akti islamofobik pasoi të njëjtin akt ndodhur në Stokholm përpara ambasadës turke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit