10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Turi i kryediplomatit amerikan në “kërthizën” e botës

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Egjipt të dielën në fillim të një turneu që do të përfshijë vizita në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Sipas Departamentit të Shtetit, Blinken do të takohet në Kajro me Presidentin Abdel Fattah el-Sisi, Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe zyrtarë të lartë egjiptianë për të avancuar partneritetin strategjik SHBA-Egjipt dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon, duke përfshirë mbështetjen e përbashkët për zgjedhjet në Libi, raportoi Anadolia.

Diplomati i lartë amerikan do të vizitojë gjithashtu Izraelin për të diskutuar me zyrtarët atje rreth mbështetjes së vazhdueshme të SHBA për sigurinë e Izraelit, veçanërisht kundër kërcënimeve nga Irani.

Ata do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet izraelito-palestineze dhe rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, si dhe një sërë çështjesh të tjera globale dhe rajonale.

Në Bregun Perëndimor, Blinken do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet izraelito-palestineze, reformat politike dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të SHBA me palestinezët.

Vizita e Blinken vjen mes një rritje të dhunës në territoret palestineze ditët e fundit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit