6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdoan: Vështirësitë do ti kapërcejmë me mbështetjen e popullit

Më të lexuarat

Agjencia turke e lajmeve Anadolli bëri të ditur se në fjalimin e mbajtur ditën e martë në mbledhjen e grupit parlamentar, Erdoan e filloi fjalën duke uruar muajin e Ramazanit.

Agjencia turke e lajmeve Anadolli bëri të ditur se në fjalimin e mbajtur ditën e martë në mbledhjen e grupit parlamentar, Erdoan e filloi fjalën duke uruar muajin e Ramazanit.

Presidenti turk vuri në dukje se për herë të fundit ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje para afër 34 muajve dhe u shpreh se ndihet i gëzuar që sërish gjendet në mbledhjen e grupit parlamentar.

“Së fundmi ishim këtu së bashku më 22 korrik të vitit 2014. Pas afërsisht 34 muajve apo plotë 1.044 ditëve, unë sërish po përjetoj gëzimin që jam së bashku me ju në këtë sallë”, theksoi Erdoan.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendumin e mbajtur më 16 prill, Erdoan rikujtoi se një nga ndryshimet që ka sjellë referendumi është “anëtarësia e presidentit në parti dhe pjesëmarrja e tij në aktivitetet partiake”.

“Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me rekord prej 25 milionë e 157 mijë votave “po”, ne tani po shfrytëzojmë këtë të drejtë. Më 2 maj, unë iu përgjigja ftesës dhe shkova në Shtabin e Përgjithshëm të AK Partisë për t’u rianëtarësuar. Më pas, në kongresin e tretë të madh të jashtëzakonshëm më 21 maj, me vullnetin e delegatëve, unë u zgjodha kryetar i përgjithshëm i partisë”, vazhdoi Erdoan.

Erdoan u shpreh se që kur e kanë themeluar AK Partinë më 14 gusht të vitit 2001, popullit i kanë premtuar se problemet e Turqisë nuk janë pa zgjidhje dhe se ata do të përpiqen që së bashku me popullin t’i zgjidhin ato.

Siç theksoi presidenti turk, ata kishin premtuar një qeveri lehtësuese dhe jo vështirësuese, gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, unifikuese dhe jo ndarëse dhe qeveri që i mbron të dobëtit e drejtë kundër të fuqishmëve të padrejtë.

Sipas presidentit Erdoan, në programin e tyre ende ka gjëra që nuk i kanë bërë dhe që duhen bërë, realizimin e të cilave, siç potencoi Ai, do ta mundësojnë përmes sistemit të ri.

“AK Partia është demokrate dhe gjithnjë ka mbajtur në gradën më të lartë vullnetin kombëtar, votën dhe preferencat e popullit. AK Partia është republikane. Për këtë arsye, ajo është mbështetur vetëm në shumicën, në popullin, e jo në një person apo organizata që i shërbejnë një grupi apo që keqpërdorin vlerat e popullit tonë, siç janë PKK dhe FETO”, u shpreh Erdoan.

Ai shtoi se AK Partia gjithnjë e ka parë si pjesë të saj ata që nuk kundërshtojnë integritetin e shtetit dhe unitetin e popullit pa marrë parasysh dallimet mes njerëzve.

“Për këtë arsye, them se qëllimi ynë është ta fitojmë zemrën e 80 milionë qytetarëve tanë. Ne do të përpiqemi për këtë”, shtoi Erdoan.

“AK Partia është mbrojtëse e të gjithë të persektuarve dhe të shtypurve. Gjatë qeverisjes së AK Partisë, ajo ua ka zgjatur dorën të gjithëve, kudo që të ketë lot, zemra të thyera, të keqtrajtuar dhe të persekutuar”, tha Erdoan, duke shtuar se Turqia është shembull për botën, me ndihmat humanitare që kanë arritur vlerën prej 6.5 miliardë dollarëve.

Po ashtu, Erdoan nënvizoi se AK Partia është parti konservatore, e cila ka kundërshtuar çdo sulm apo armiqësi ndaj historisë së popullit, kulturës dhe vlerave, duke i ruajtur fuqimisht ato.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit