Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se edhe nëse bota hesht ndaj masakrave të bëra ndaj myslimanëve të Arakanit, Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur.
Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Rexhep Tajip Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e takimit të kësaj partie me qëllim urimin e bajramit të zhvilluar në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll.
Ndër të tjera gjatë fjalimit të tij, Erdoan u shpreh edhe në lidhje me masakrat ndaj myslimanëve në Arakan dhe tha: “Prej tre ditësh, si kryesues i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, jam duke i telefonuar kryetarëve të shteteve. Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe me të gjitha këto biseda kërkoj një ndjeshmëri të përbashkët”.
Ai tha se në datën 19 shtator do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
“Në OKB do të shprehemi në mënyrë shumë më ndryshe për mizorinë që bëhet ndaj myslimanëve dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do t’ia shpjegojmë këtë tërë botës dhe do të thërrasim për këtë. Në takimet dypalëshe do të bisedojmë përsëri për këtë çështje. Edhe nëse askush nuk flet, ne do të jemi ata që do të flasim” u shpreh kreu i shtetit turk.
“pavarësisht se Arakani nga aspekti gjeografik është larg Turqisë, ashtu si Pakistani, India dhe shumë rajone të tjera, janë brenda kufijve të botës shpirtërore të Turqisë nga aspekti i lidhjeve historike” tha Erdoan duke tërhequr vëmendjen se jo vetëm myslimanët por edhe grupe të tjera etnike dhe fetare janë nën presion serioz në këtë vend.
“Të gjithë ata që heshtin ndaj masakrave që bëhen nën maskën e demokracisë janë partnerë të këtyre masakrave. Edhe media botërore që nuk interesohet për këta njerëz as sa sorkadhet e humbura në pyje, zogj me krahë të thyer që bien në bahçe, peshq të peshkuar në det, është partnere për masakrat që jetohen. Ndërsa heshtja e botës islame ndaj zbatimeve dhe presioneve që e kanë çuar në një të tretën e numrit të myslimanëve në Arakan ndërkohë që para gjysëm shekulli ky popull numëronte 4 milionë myslimanë, është një dramë më vete. Ne si Turqi shprehim ndjeshmërinë tonë në këtë çështje, punojmë për të vënë në veprim mekanizmat ndërkombëtare dhe zbatojmë veprimtaritë e ndihmave njerëzore në këtë vend” u shpreh Presidenti Erdoan.