2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Erdoan: Amerika kërkon të bëjë një grusht shteti politik në Turqi

Më të lexuarat

Erdoan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundohen të realizojnë një grusht shteti politik në Turqi.

 

Erdoan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundohen të realizojnë një grusht shteti politik në Turqi.

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Në fjalimin e tij ai u shpreh në lidhje me të ashtuquajtur çështje të embargos, që është kthyer në një skandal ligjor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ata që nuk arritën sukses në vendin tonë me tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik 2016 tani janë duke kërkuar nisma për tentativa të llojeve të tjera. Tani procesi gjyqësor në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është adresa e tentativës së grushtit të shtetit me brendësi politike” tha Erdoan.

“Amerika me organizatën terroriste gyleniste (FETO), Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Zyrën Federale të Hetimeve (FBI) përpiqen të bëjnë një operacion për të lënë në vështirësi Turqinë, por kjo lojë nuk do të realizohet” u shpreh kreu i shtetit turk.

Ai reagoi edhe një herë kundër pranimit të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha se Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve.

Ndërkaq, Erdoan bëri të ditur se me mbështetjen e Amerikës përpiqen që në veri të Sirisë të krijohet një korridor terrori dhe shtoi: “Hapin që hodhëm vitin e kaluar me Mburojën e Eufratit dhe e vazhduam me Afrinin dhe Menbixhin shpresojmë ta përfundojmë dhe të vendosim siguri përgjatë gjithë kufirit”.

“Zhvillimet e ndërmarra nga Turqia këto 15 vitet e fundit kanë shqetësuar disa dhe këto qarqe janë xheloz ndaj Turqisë. Të bëni çfarë të doni, ne do të ecim me vendosmëri në këtë rrugë. Çfarë mund të bisedojmë ne me miqtë tani (Amerikën) që mbështet me çdo lloj arme organizatat terroriste përgjatë kufirit tonë 911 kilometra të gjatë me Sirinë dhe 50 kilometra të gjatë me Irakun?” tha Presidenti Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit