4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Epokë e re në marrëdhëniet Izrael-Emirate: Hapet konsullata e parë izraelite në Dubai

Më të lexuarat

Një epokë e re marrëdhëniesh ka nisur mes izraelit dhe emirateve të Bashkuara Arabe. Mediat e huaja bëjnë me dije se këtë të mërkurë ministri i jashtëm izraelit, Yair Lapid , ka përuruar konsullatën e parë të vendit të tij në Dubai.

Ne jemi këtu për të qëndruar, kjo lëvizje simbolizon aftësinë tonë për të ndryshuar botën ” ka thënë  ministri i jashtëm izraelit.

Ndër të tjera ministri izraelit ka bërë me dije se ajo nuk do të jetë vetëm konsullatë por do 6ytë shërbejë si qendër dialogu mes dy vendeve që për shumë kohë kishin ndërprerje bashkëpunimi.

Gjithashtu ai theksoi se paqja midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit nuk është midis qeverive dhe udhëheqësve, por midis popujve dhe kombeve.

Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Bahreinin, Sudanin dhe Marokun, filluan normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin një vit më parë si pjesë e ” Marrëveshjeve Abraham ” të ndërmjetësuar nga ish-Presidenti i SHBA Donald Trump .

Këto marrëveshje shënuan një strategji të forcimit të marrëdhënieve midis vendeve të Lindjes së Mesme dhe Iranit .

Vlen të përmendet se vizita dy-ditore e Lapid, është e para në shtetin e Gjirit nga një ministër në detyrë Izraelit që nga nënshkrimi i Marrëveshjeve Abraham në Shtator 2020.

Izrael dëshiron paqe me fqinjët e tij. Nuk po shkojmë askund. “Lindja e Mesme është shtëpia jonë, ” ka thënë ai.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit