-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Energjia në Kosovës, deri 40 përqind më shtrenjtë

Më të lexuarat


Rol në këtë, edhe konsumi i madh prej të ftohtit


Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil dhe nuk ka kufizime, por konsumi është rritur ditët e fundit për shkak të uljes së temperaturave.

Kompania kosovare e Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar nga Shërbimi Rregullator i Energjisë Elektrike që të rrisë çmimin e energjisë për 30 deri në 40 për qind.

Zyrtari për komunikim i KEDS-it, Adlum Ramadani tha se kërkesa ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike.



Ramadani tha se furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil dhe se nuk ka kufizime, por shtoi se konsumi është rritur ditët e fundit për shkak të uljes së temperaturave.

Ai ka deklaruar se para disa ditësh është shënuar një konsum rekord në një ditë – 1250 megavat.

Më 29 dhjetor, Kuvendi i Kosovës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës energjetike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit