Një burrë ka humbur jetën duke u falur në një xhami në Arabinë Saudite. Pamjet e filmuara ku tregohet momenti kanë ndodhur në xhaminë e Al Deilemit, një fshat i vogël në Bisha.
Banori Mohammad Shaalan Al Aklabi ka folur për mediat e huaja për të konfirmuar lajmin. Ai njoftoi se i ndjeri ishte një emigrant pakistanez i quajtur Abed.
Ai kishte 23 vite që jetonte në Arabinë Saudite dhe punonte si elektriçist. Në pamjet e publikuara në Twitter, Abed që është i veshur me të zeza shihet se si bie në tokë sapo ngrihet në këmbë.
Djemtë e tjerë pranë tij nxituan ti jepnin ndihmën e parë, por nuk ia dolën ta shpëtojnë. Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes./oranews
https://www.youtube.com/watch?v=B_JrBUl2Oxs