Sot, në ditë e tretë të festës së Kurban Bajramit në ora 16:00 Komisioni qëndrorë i Riasetit të BFI – së për organizimin e prerjes së kurbanëve të besimtarëve nga vendi dhe diaspora, njoftoi se plotësisht u krye dhe përfundoi therrja e gjithsej 6346 kurbanëve të dhuruar në BFI të RMV-s.
I gjithë ky proces u krye në mbikqyrje të plotë të Komisionit Qëndror dhe nënkomisionet nëpër të gjitha therrtoret e kontraktuara.
Tashmë tri ditë vazhdon ndarja e mishit nëpër të gjitha Muftinitë e BFI-së.
BFI dhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai shprehin falënderimet ndaj besimtarëve që i besuan kurbanët e tyre për Medresenë Isa Beu. Allahu Fuqiplotë ua pranoftë dhe i shpërbleftë me shpërblimet e Tija të pakufishme.