1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Emailët mashtrues për mbylljen e llogarisë së Facebook janë viruse

Më të lexuarat

A keni pranuar ndonjë email që ju kërkon të konfirmoni se doni të mbyllni llogarinë tuaj në Facebook? Hulumtuesit nga kompania Sophos ju këshillojnë që të bëni kujdes.

Në adresat e email-it të shfrytëzuesve të Facebook-ut po vijnë email-a, që gjoja i dërgon Facebook-u dhe në të cilët shfrytëzuesi duhet ta konfirmojë kërkesën e mëparshme për mbylljen e llogarisë.

Adresa (linku) për konfirmim apo anulim gjendet në email, por në vend të faqes zyrtare të Facebook-ut, ju dërgon tek një aplikacion i palës së tretë që përdor platformën e Facebook-ut, ku shfrytëzuesi e ka të vështirë të kuptojë se është një mashtrim.

Kur klikohet në këtë link, shfaqet një porosi ku kërkohet leja nga shfrytëzuesi për ta përdorur kodin Java në pajisjen tuaj. Edhe nëse shfrytëzuesi nuk pranon për ta përdorur Java-n, virusi vazhdon të kërkojë leje për përdorim në mënyrë që ta bindë shfrytëzuesin derisa ky të dorëzohet.

Ky lloj krimbi malinj, të cilin e përdorin sulmuesit,është i rëndësishëm për keqbërësit, sepse do t’i shqetësonin përdoruesit e Facebook-ut, duke shkatërruar llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Sulmuesit llogarisin se viktimat e mundshme do bëjnë gjithçka për ta anulluar kërkesën e supozuar për mbyllje të llogarisë.

Nëse shfrytëzuesi pranon ta nisë kodin Java, atëherë do të shohë një njoftim ku thuhet se duhet të përfshijë Adobe Flash-in. Në vend të kësaj, ky virus vendos disa skedarë në dosjen Win32, skedarë që ju mundësojnë hakersave të mbikëqyrin aktivitetet në kompjuterin e infektuar të shfrytëzuesit dhe po ashtu ta marrin nën kontroll atë kompjuter. Krimbat malinj që infektojnë në këtë rast kompjuterët janë trojanët – SpyEye dhe Troj/Agent-WHZ. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit