10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Apple është brendi më i vlefshëm në botë

Më të lexuarat

Sipas studimit vjetor të BrandZ të kompanisë Millward Brown Optimor për vitin 2012 që u publikua dje, Apple edhe kësaj rradhe është brendi më i vlefshëm në treg me një vlerë prej 183 miliardë dollarësh.

Apple është duke e kryesuar këtë listë, dhe sivjet ka pasur rritje prej 19 përqind nga vlera e vitit të kaluar që ishte 153.3 miliardë dollarë.

Apple po vazhdon me inovacionet e saj dhe po e mbanë këtë status “luksi” të brendit të vet, mirëpo gjithnjë e më shumë po përballet me konkurrencë nga rivali i saj Samsung. Me një vlerë jo më të madhe se 14.1 miliardë dollarë, dhe atë duke ju falenderuar pjesërisht
suksesit të celularëve Galaxy, Samsung është duke kaluar Apple në një numër të konsiderueshëm tregjesh duke u pozicionuar si alternativë me çmime më të mira se iPhone. Megjithatë, me një vlerë brendi prej 14.1 miliardësh Samsung u rendit i 55 në këtë listë.

Në mesin e top brendeve tjera, IBM kaloi Google duke u pozicionuar në vendin e dytë me një vlerë brendi prej afro 116 miliardë dollarësh. Sivjet shtatë vendet e para të kësaj liste u takojnë kompanive të teknologjisë. Facebook, kishte rritjen më të madhe në mesin e kompanive duke u ngjitur për 16 vende më lartë (e 19-ta) me një rritje prej 74% vlera e së cilës tani është 33 miliardë dollarë.

BrandZ i vlerësimet e veta i bazon në të dhënat financiale të kompanive, intelegjencën në treg si dhe opinionet e konsumatorëve në lidhje me kapitalin e brendit. (PCWorld Albanian)BrandZ i vlerësimet e veta i bazon në të dhënat financiale të kompanive, intelegjencën në treg si dhe opinionet e konsumatorëve në lidhje me kapitalin e brendit. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit