11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zë i Kosovës gjatë kryesimit të Këshillit të Evropës!

Më të lexuarat

Shqipëria ka marrë të mërkurën kryesimin e radhës së Këshillit të Evropës. Duke marrë këtë detyrë nga kryesuesi i deritashëm, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto, është zotuar se do të punojë për një rol më të fuqishëm të Kosovës gjatë kryesimit gjashtëmujor të këtij mekanizmi.

Haxhinasto ka paraqitur edhe prioritetet, që do të kenë fokus në diversitetin, demokracinë dhe reformat e vazhdueshme të Gjykatës për të Drejtat Njeriut.

Hague ndërkaq ka thënë se Britania ka qenë vendi më aktiv në botë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë dhe është krenar që janë bërë reformat e gjykatës gjatë presidencës së saj. Ai ka thënë se Britania e Madhe e ka njohur Kosovën dhe pret që të ketë përfshirje më të madhe të saj në fushën ndërkombëtare.

Tridhjetetre nga 47 shtetet anëtare e njohin Kosovën derisa Komisioni i Ministrave i Këshillit të Evropës po shqyrton rrugët për fuqizimin e vlerave të këtij organizmi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit