1) Sibra b. Abdul Aziz b. Ar-Rabi‘ el-Xhuhani përcjell nga i ati, i cili e ka dëgjuar nga gjyshi i tij, se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u ndal për tre ditë pranë një peme dhe vendosi kampin e tij në një vend ku ndodhej xhamia. Pastaj u nis drejt Tebukut. Njerëzit e fisit Xhuhaina e arritën atë në një tokë të madhe. Ai i pyeti: “Kush janë njerëzit e Dhil-Marwah?” Ata thanë: “Banu Rifa‘ah nga Xhuhaina.” Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Ua jap si çiflig këto toka Banu Rifa‘ah.” Pastaj ata i ndanë këto toka mes tyre. Disa i shitën pjesët e tyre, ndërsa të tjerët i mbajtën dhe i kultivuan.
2) Alkama b. Wail përcjell nga i ati i tij se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i caktoi atij një tokë si çiflig në Hadramaut.
Amr b. Huraith raporton: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) më caktoi një shtëpi në Kaus të Medinës.” Ai shtoi: “Do të të jap më shumë, do të të jap më shumë.”
Rabi‘a b. Abd-al-Rahman përcjell nga shumë persona se Profeti i Shenjtë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i dha Bilal b. el-Harith el-Muzani si çiflig minierat e Kabalijjah, të cilat ndodhen pranë al-Fur‘. Në ato miniera deri sot paguhet vetëm zekati.
Kathir b. Abdullah b. Amr b. el-Auf Muzani përcjell nga i ati i tij, i cili e ka dëgjuar nga gjyshi i tij, se Profeti i Shenjtë (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i caktoi Bilal b. el-Harith el-Muzani si çiflig minierat e Kabaliyyah, përfshirë kodrat dhe ultësirat e tyre. Një tjetër përcjellës tha se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) shkroi: “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Kjo është ajo që i është dhënë Bilal b. Harith el-Muzani nga Profeti i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): minierat e Kabaliyyah përfshirë kodrat, ultësirat dhe tokat ku mund të rriten kultura.” Ai nuk ia dha atij të drejtën mbi atë që i përket ndonjë myslimani tjetër.
Abjad b. Hammal raporton se erdhi te Profeti i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe i kërkoi t’i caktonte si çiflig një minierë kripe. Ibn el-Muta-Wekkil, një nga përcjellësit, tha: “Miniera e kripës ndodhet në Ma‘arib dhe Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ia dha atij si çiflig.” Kur ai u kthye, një person në asamblenë e pranishme tha: “A e dini çfarë i keni dhënë? I keni dhënë një burim të përhershëm uji.” Atëherë Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Merreni atë përsëri prej tij.”
The post El-Ikta – Çifligjet appeared first on Ekonomia Islame.