8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Eksporti i Kosovës në vendet e CEFTA-s ka shënuar rënie

Më të lexuarat

Të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportimit dhe importimit të mallrave të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës – ASK, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2,309.3 milionë eurosh, duke bërë kështu që edhe në këtë vit ishte bilanc negativ.

Sipas ASK-së, totali i eksporteve në vitin 2015 ishte 325,2 milionë euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë euro. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.3%.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 106,0 milionë euro, ose rreth (32.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Belgjika me 7.5%, Italia 6.0%, Gjermania 3.6%, Holanda 2.6% dheBullgaria 2.1%. Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1,112,8 milionë euro, ose (42.2%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (8.6%), Greqia (4.2%), Bullgaria (2.7%) dhe Polonia (2.7%). Ndërkaq, gjatë vitit 2015, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, arritën në 123,7 milionë euro, ose 38.0% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rënie prej 2.7%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (12.4%), Maqedonia (10.3%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.7%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në vitin 2015, arritën në 769,3 milionë euro, ose 29.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.5%), Shqipëria (5.8%) dhe Maqedonia (5.5%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95,4 milionë euro, ose 29.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (14.5%), Zvicra (3.6%) dhe Turqia (2.8%).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit