1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Eksport rekord në sektorin automobilistik turk

Më të lexuarat

Sektori automobilistik zë pjesën me të madhe të eksportit të përgjithshëm të Turqisë, saktësisht 18,8% dhe e përfundoi gjysmën e parë të vitit si një lider me diferencë të theksuar.

Sipas informacioneve të vlerësuara nga regjistrimet e Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksporti i sektorit të automobilistikes, që në periudhën janar-qershor të vitit 2016 ishte 11 miliardë e 734 milionë e 74 mijë dollarë, në të njëjtën periudhë të këtij viti u rrit me 22,4% duke arritur në 14 miliardë e 359 milionë e 485 mijë dollarë.

Sektori automobilistik zë pjesën me të madhe të eksportit të përgjithshëm të Turqisë, saktësisht 18,8% dhe e përfundoi gjysmën e parë të vitit si një lider me diferencë të theksuar.

Ndërkohë që në muajin qershor të vitit të kaluar eksporti i industrisë së automobilistikes ishte 2 miliardë e 147 milionë e 762 mijë dollarë, në të njëjtën periudhë të këtij viti u rrit me 16,4% dhe arriti në 2 miliardë e 500 milionë e 46 mijë dollarë.

Ndër 10 vendet kundrejt të cilave Turqia ka bërë më shumë eksport, 9 prej tyre i përkasin anëtarëve të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit