10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

BDI kërkon zyrtarisht lejimin e martesave mes LGBT, Afrim Gashi i BESËS reagon ashpër

Më të lexuarat

“Protestoj ashpër” – Afrim Gashi

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe zyrtarisht kërkon lejimin e martesave të të njëjtës gjini. Këtë sot e ka bërë të ditur deputeti shqiptarë i BDI-së me origjinë ortodokse Branko Manojlovski.

Ai sot në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend ka propozuar avancimin e të drejtave të homoseksualëve në Maqedoni.
“Unë kam jetuar 50 vite në SHBA, komuniteti i LGTB-së atje gëzon të drejtat e tyre si kategori e veçantë e përcaktimit seksual. Cila është e keqja e kësaj, që po të njëjtat të drejta ti gëzojnë edhe komuniteti i LGTB-së në Maqedoni”, kështu deklaroi Branko Manojlovski, deputet i BDI-së.

Ndaj kësaj kërkese të Manojlovskit ka reaguar ashpër deputeti i Lëvizjes BESA dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi.

Sipas tij Lëvizja BESA do të reagon kundër gjitha propozimeve që bien në kundërshtim me vlerat dhe traditat shqipëtare, dhe si e tillë është edhe kërkesa e deputetit të BDI-së, Branko Manojllovski.

“Ne vlerësojmë se martesa është bashkësi e regjistruar me ligj në mes dy personave të gjinive të ndryshme, dhe si e tillë garanton një familje të shëndoshë. Protestoj, dhe do të kundërshtoj gjithmonë kur në Maqedoni do të proklamohet çfarëdo vlere tjetër që nuk ka elementin shqiptar dhe tradicional, ashtu siç kërkon deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski”, reagoi deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Kujtojmë që jo më larg se para disa ditësh edhe partneri i koalicionit të BDI – Aleancës, LSDM-ja doli me një kërkesë të ngjashme mbi komunitetin e LGTB-së, madje duke formuar një komision të posaçëm në krye me “BOKI 13”.

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1714346655272846/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit