1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Eksperti i sigurisë: Popujt që kanë liderë si Millosheviqi, Putini e Vuçiqi janë përgjegjës për dëmet që ua shkaktojnë popujve të tjerë

Më të lexuarat

Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë në Kosovë, Agim Musliu.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se popujt që kanë liderë si Millosheviqi, Putini e Vuçiqi janë përgjegjës për dëmet që ua shkaktojnë popujve të tjerë – paqes e demokracisë.

“Popujt që kanë liderë si këta (Putin, Millosh e Vuçiq), janë përgjegjës për dëmet që ua shkaktojnë popujve të tjerë – paqes e demokracisë.

Dhe, meqë paqja në Evropë po rrezikohet nga një njeri si Putini, i cili tashmë e ka ndezur një luftë, Perëndimi e ka të obligueshme ta sigurojë atë edhe te ne. Nuk na kanë lejuar që të ecim me hapa të lirë, duke na ‘mbikëqyrur’, duke na këshilluar se si duhet të sillemi me proksit e Putinit dhe na kanë kushtëzuar në shtetndërtim!

Është përgjegjësi e Perëndimit, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së që ta kontrollojë situatën!

Është përgjegjësi e jona që t’i kryejmë, sipas ligjit, detyrat tona, pa na kapur as euforia e as paniku!”, shkruan Musliu. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit