11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gaz lotsjellës, të shtëna armësh e djegie e veturës së Policisë në Zveçan

Më të lexuarat

Gaz lotsjellës, të shtëna armësh e djegie e veturës së Policisë në Zveçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Policia konfirmon se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit