-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ekonomia e Turqisë shënoi rritje me 3.8 për qind në tremujorin e dytë

Më të lexuarat

Ekonomistët kishin parashikuar që ekonomia e Türkiye-s të rritej me 3.5 për qind në bazë vjetore në tremujorin e dytë

 

Ekonomia e Türkiye-s u rrit me 3.8 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2023, më mirë se parashikimi i tregut, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me çmimet aktuale u rrit 60.7 për qind nga viti i kaluar në 5.5 trilionë lira turke (271.5 miliardë dollarë) në periudhën prill-qershor.

Ekonomistët kishin parashikuar që ekonomia e Türkiye-s të rritej me 3.5 për qind në bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Në bazë tremujore, ekonomia turke u rrit me 3.5 për qind në tre muajt deri në qershor, pasi paraprakisht kishe shënuar rënie minimale prej 0.1 për qind në periudhën e mëparshme.

Vlera e shtuar u rrit më së shumti në sektorin e shërbimeve, tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, magazinimi, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit, duke përbërë një prodhim të brendshëm bruto prej 6.4 për qind nga viti në vit në prill-qershor.

Gjithashtu, shifrat janë rritur me 6.2 për qind në sektorin e ndërtimit dhe 1.2 për qind në bujqësi, por janë ulur me 2.6 për qind në industri gjatë periudhës së njëjtë.

Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 20.3 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me vitin e kaluar ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë me 9 për qind.

Shpenzimet e konsumit final të familjeve rezidente u rritën me 15.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. Shpenzimet për konsumin final të qeverisë u rritën me 5.3 për qind në të njëjtën periudhë.

TurkStat tha gjithashtu se norma vjetore e rritjes së PBB-së së Türkiye-s për vitin 2022 u rishikua paksa në rënie në 5.5 për qind. 

aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit