4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

EKONOMI | Relacionet tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë do të përforcohen

Më të lexuarat

as referendumit për ndryshimin e sistemit politik në Turqi, nga ai parlamentar në presidencial, relacionet tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë do të përforcohen edhe më tepër theksoi anëtari i Bordit Menaxhues të Odës Ekonomike të Izmirit, Emre Ilalan. Ai nuk deshi të komentojë për situatën politike se sa mund të ketë ndikim në zhvillimin e bashkëpunimit dhe investimeve me Maqedoninë.

“Po absolutisht që do të përforcohen marrëdhëniet pas referendumit. Ne nuk kemi ardhur për politikë por kemi ardhur për bashkëpunim tregtar në Maqedoni”, theksoi, Emre Ilalan, Anëtar I Bordit Menaxhues Të Odës Ekonomike të Izmirit.

Këtë deklaratë Ilalan e dha në forumin biznesi Maqedonas-Turk që u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Në këtë forum Oda Ekonomike e Maqedonisë-Turqisë së bashku me Odën Ekonomike nga Izmiri lidhën marrëveshje për bashkëpunim. Ilalan tha se është i bindur se do të kenë sukses për të realizuar një bashkëpunim të frytshëm. Bashkëpunimi ka të bëj më tepër në sferën e IT-së dhe shëndetësisë. Rreth 20 kompani nga Izmiri janë të interesuar që të investojnë në Maqedoni. Ata janë duke i shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë të cilat janë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit