15.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Monstra”, a e inskenoi VMRO-ja vrasjen?

Më të lexuarat

“E vërteta për çështjen “Monstra” fshihet thellë në qendrën e VMRO-DPMNE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme” shkruan “Ohridsky”, e cila shton se redaktori i saj mori një telefonatë në 2 prill 2012″>2012, ku është informuar se po përgatitet një skenar në rajonin e Likovës dhe Radushë. Mendohet se personi i cili ka bërë telefonatën është i punësuar në Agjencinë për kundërzbulim, njëherësh person i njohur për redaktorin. Pas apelit të redaksisë, një ditë pas, autori tregon se ka marrë telefonatë dhe është qortuar se ka publikuar një lajm që ka krijuar panik të madh.

“Për 10 ditë rresht redaktori i portalit ka marr telefonata të shumta deri në datën kritike të 12 prillit 2012″>2012. Gordana Jankullovska, me lotë krokodili, tregoi shqetësimin për ngjarjen dhe se vepra ka qenë terroriste dhe se ‘Ohridsky’ ka gënjyer?”, shkruan portali. Autori gjithashtu tregon se do ta vazhdojë rrëfimin ku do të zbulojë se i kujt është automjeti, kush janë autorët dhe si Ivanovi dhe, siç thuhet në tekst, banda e VMRO-DPMNE-së kanë skenuar vrasjen, përcjell “fol.mk”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit