2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Egjiptiani krijon Kur’anin 700 metra të gjatë (Foto)

Më të lexuarat

Një person nga Egjipti shpreson të shkruajë historinë pasi ka kaluar tre vjet duke krijuar atë që ai beson të jetë Kur’ani më i madh në botë.

Kur’ani i bërë në formë rrethore, e që është punuar dhe zbukuruar me dorë nga Saad Mohammed, është 700 metra i gjatë, që do të thotë se kur ai është i shpalosur është pothuajse dy herë më i lartë se ndërtesa e Empire State që është 381 metra.

Dhe deri më tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij të pasionit.

Por, ai ka shpresa të mëdha për këtë, transmeton Klan Kosova.

Ai beson se Kur’ani që ai e ka krijuar është mjaft i gjatë sa të thyejë rekordin botëror Guinness, i cili ende nuk ka caktuar një rekord për Kur’anin më të madh me dorë.

Por, për të arritur ëndrrën e tij dhe për ta thyer rekordin, ai ka nevojë për ndihmë me koston e hyrjes.

“Ky Kur’an është 700 metra i gjatë, dhe sigurisht kjo është një sasi e madhe letre”, tha ai për Reuters.

“Unë vetë financova këtë projekt për tre vjetët e fundit – dhe unë jam një njeri i thjeshtë, nuk kam shumë pasuri”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit