“Përshëndes ngrohtësisht nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje historike midis Izraelit, Egjiptit dhe BE-së”, tha Von der Leyen
Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Kajro për të eksportuar gazin izraelit në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja izraelite e Energjisë, Karine Elharrar ndau një video në llogarinë e saj në Twitter për nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.
“Sot, Egjipti dhe Izraeli së bashku u angazhuan për të ndarë gazin tonë natyror me Evropën dhe për të ndihmuar me krizën energjetike”, tha Elharrar pas ceremonisë së nënshkrimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes.
“Përshëndes ngrohtësisht nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje historike midis Izraelit, Egjiptit dhe BE-së”, tha Von der Leyen.
Dje, kanali izraelit i lajmeve “i24” raportoi se Elharrar do të takohet me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë ministrin e Naftës dhe Burimeve Natyrore, Tarek El-Molla, për të nënshkruar një marrëveshje për transferimin e gazit nga Izraeli në Egjipt përmes tubacioneve ekzistuese dhe më pas për ta eksportuar në Evropë.
“Jam mirënjohëse që Izraeli do të rrisë furnizimin me energji në BE”, shkroi Von der Leyen në Twitter.
Pas fillimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, BE-ja ka kërkuar të reduktojë varësinë e saj nga furnizimet me energji nga Moska dhe ka kërkuar marrëveshje energjetike me vende të tjera, përfshirë Izraelin dhe Egjiptin.