13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Egjipt, zbulohen mbetjet e piramidës së vjetër 3.700 vjeçare

Më të lexuarat

Besohet se kjo piramidë ishte përpjekja e parë e Egjiptit të Lashtë për të ndërtuar një formë të butë të kësaj arkitekture

KAJRO (AA) – Një ekipi arkeologjik në Egjipt, ka zbuluar mbetjet të një piramide e cila daton nga dinastia e 13-të, e vjetër rreth 3.700 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Institucionit të Antikiteteve të Egjiptit, Mahmud Afifi në një deklaratë të publikuar të hënën, theksoi se mbetjet janë zbuluar në veri të piramidës së Kuqe të mbretit Snofru, në nekropolin mbretëror Dahshur i cili gjendet në jug të Kajros.

Besohet se kjo piramidë ishte përpjekja e parë e Egjiptit të Lashtë për të ndërtuar një formë të butë të kësaj arkitekture.

Drejtori i nekropolit Dahshur, Adel Okasha, tha se mbetjet i kanë takuar strukturës së brendshme të piramidës, përfshirë një korridor.

Sipas tij, mbetjet tjera përfshijnë blloqet të cilat shfaqin projektimin e brendshëm të piramidës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit