1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Egjipt, 21 të vdekur dhe 82 të plagosur në protestat për katër vjetorin e revolucionit

Më të lexuarat

 Të paktën 21 persona u vranë dhe 82 të tjerë u plagosën në Egjipt gjatë përleshjeve me policinë në protestat me rastin e përvjetorit të katërt të revolucionit të “25 janarit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit të premten njoftoi se në gjithë vendin u vranë 21 persona, përfshirë tre ushtarë, një polic dhe 82 të tjerë u plagosën. Protestat me rastin e përvjetorit të katër të revolucionit në Egjipt u mbajtën në Kajro, Giza, Sharkiye, Garbiye, Dimyat, Bahir, Kalyubiye, Minya, Feyyum, Beni Suveyf, Suveys.

 

Gjatë protestave në disa pjesë të kryeqytetit të Kajros, Matariyah dhe Aynu’s Sems morën pjesë një numër i madh i banorëve. Në përleshje me policinë në këto protestat kishte të vrarë dhe të plagosur, ndërsa protestat në Matariyah ende vazhdojnë.

 

Revolucioni egjiptian i 2011 i njohur si Revolucioni i “25 janarit” ngjarja është e njohur me serinë e protestave, demonstratave, marshime, mos bindje qytetare, trazira dhe përleshjeve midis demonstruesve dhe forcave policore, e cila filloi në Egjipt më 25 janar 2011, ditë e cila kremtohet si festë e policisë.

 

Pas revolucionit, me grusht shteti ushtarak më 3 korrik 2013, përmbyset nga pushteti Mohamed Morsi, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në zgjedhje demokratike, ndërsa protestat kundër këtij akti vazhdojnë sot e kësaj dite në të gjithë Egjiptin. Grupet të cilat janë kundër qeverisë ushtarake egjiptiane edhe për sot njoftuan për protesta gjithëpërfshirëse në mbarë vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit