7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ashtu si në Evropë, mbi 93% e sulmeve terroriste në Amerikë kryhen nga jo-muslimanët

Më të lexuarat

 

Terrorizmi përbën një kërcënim real… Por këcënimi në Shtetet e Bashkuara nga terroristët muslimanë është i tepruar.

 

Një raport i FBI-së tregon se një përqindje e vogël e sulmeve terroriste në tokën amerikane midis viteve 1980 dhe 2005 janë kryer nga muslimanët.

Loon Watch i Universitetit të Princeton-it ka hartuar  grafikun e mëposhtëm nga të dhënat e FBI-së:

Sipas këtyre të dhënave, ka pasur më shumë sulme nga terroristë hebrenjë në Shtetet e Bashkuara se sa nga islamikët (7% kundër 6%). Këta hebrenjë radikalë kanë kryer akte terroriste në emër të fesë së tyre. Këta nuk ishin thjeshtë terroristë që rastësisht ishin edhe hebrenjë; por në fakt ata ishin hebrenjë ekstremistë të cilët kanë kryer akte terrorizmi duke u bazuar në pasionin për fenë e tyre, njësoj si Al-Kaeda me shokë.

 

(Loon Watch vuri në dukje gjithashtu se më pak se 1% e sulmeve terroriste në Europë janë kryer nga muslimanët.)

 

U.S. News and World Report vuri në dukje këtë vit: 

 

Sipas Qëndres për Terrorizmin dhe Sigurinë Kombëtare në mbi 300 amerikanë të vdekur nga dhuna politike dhe vrasjet në masë që prej 11 Shtatorit, vetëm 33 janëvrarë nga muslimanë amerikanë.  Të dyshuarit ose keqbërësit muslimanët amerikanë në këto ose në tentativa të tjera për sulme nuk i përshtaten një profili demografik – vetëm 51 nga më shumë se 200 prej tyre i përkisnin etnisë arabe. Në vitin 2012, një nga nëntë komplotet terroriste nga muslimanë amerikanë u zbluan në një fazë të hershme. Një nga këto sulme, një tentativë për të vënë një bombë në një zyrë të sigurimeve shoqërore në Arizona, nuk shkaktoi asnjë të vdekur.

 

Wired raportoi po atë muaj:

 

[Charles Kurzman, profesor i sociologjisë në universitetin e Karolinës së Veriut në Chaperl Hill, i cili shkruan për llogari të Qendrës për Terrorizmin dhe Sigurinë Kombëtare] dhe grupi i tij vënë në dukje se që nga 11 Shtatori, 33 amerikanë kanë vdekuar si pasojë e terrorizmit të kryer nga fqinjët e tyre muslimanë. Gjatë asaj përiudhe, 180,000 amerikanëjanë vrarë për arsye që nuk kishin lidhje me terrorizmin. Vetëm gjatë viteve të fundit, vrasjet në masë që kanë tërhequr vëmendjen e Amerikës kanë marrë jetën e 66 amerikanëve, “ dyfishin e vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi i muslimanëve amerikanë që prej 11 Shtatorit.”

 

Qendra për Terrorizmin dhe Sigurinë Kombëtare ka zbuluar se “pothuajse në të gjitha komplotet terroriste nga muslimanë amerikanë të zbuluara në vitin 2012” kanë qënë të përfshira forcat e rendit, përfshirë “informatorë dhe agjentë të fshehtë.” Kjo bazohet në praktikat e fundit të FBI-së për të përdorur agjentë të fshehtë ose të dyfishtë për të nxitur terroristë të mundshëm për të vepruar në përputhje me dëshirën e tyre për dhunë, në mënyrë që t’i arrestojnë gjatë aktit – një praktikë që sipas kritikëve i ngjan futjes në kurth. Qendra vuri re një ndryshim në vitin 2012: me përjashtim të sulmit në Arizona, të gjitha komplotet e supozuara ku përfshiheshin muslimanët e Amerikës janë “zbuluar dhe ndaluar në një fazë të hershme,” ndërkohë që në tre vitet e fundit, forcat e rendit shpeshherë kanë vënë re iniciativa për krijimin e terrorizmit “pasi janë mbledhur armë dhe eksploziv.”

Rastet e muslimanëve amerikanë që kthehen në terror janë “jashtëzakonisht të vogla,” tha Kurzman për Dhomën e Rrezikut. Matja e popullsisë muslimane nuk është një shkencë ekzakte, duke pasur parasysh se të dhënat e censusit nuk shënojnë fenë, por “vendin e origjinës,” të cilat më pas studiuesit mundohen t’i përdorin si një lloj proxy.Ka diku rreth 1.7 milionë deri në7 milionë muslimanë amerikanë, sipas vlerësimeve të shumta, dhe Kurzman thotë se ai punon me një model që merret si më i ulti, pak më shumë se 2 milionë. Kjo është një normë që presupozon  përfshirjen në terrorizëm më pak se 10 në 1 milionë; e shumta 40 në 1 milion nga viti 2003, siç tregohet në grafikun e mësipërm.

 

Megjithatë, vëzhgimi i muslimanëve amerikanë nga forcat e rendit dhe shërbimi i Sigurisë kombëtare nuk është pakësuar në mënyrë të ngjashme. FBI-ja gjurmon “zona gjeografike” ku jetojnë dhe punojnë muslimanët, pavarësisht përfshirjes së tyre në ndonjë krim ose jo. Akti Patriot dhe kufizime të tjera pas 11 Shtatorit që kanë të bëjnë me mbikqyrjen nga ana e qeverisë kanë mbetur në fuqi.  Departamenti i Sigurisë Kombëtare sapo ka festuar 10 vjetorin e tij.  Në vitin 2011, Presidenti Obama urdhëroi të gjithë aparatin federal të sigurisë kombëtare që të hiqte qafe materialet e trajnimit kundër terrorizmit qëudhëzonin agjentët që të fokusoheshin në vetë Islamin, e jo në grupe terroriste specifike.

 

Kurzman nuk e mohon se forcat e rendit luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e terrorizmit nga muslimanët në Amerikë. Hulumtimi i tij shihen si një sqarim i mundshëm i kësaj rënieje. Por ai ështëi habitur nga distanca mes shkallës së problemit të terrorizmit dhe shkallës – dhe shpenzimeve – së përgjigjes nga qeveria.

“Unë kam frikë se zyrtarët nuk do të ndërrojnë politikën e tyre deri sa opinioni publik të fillojë ta ndiejë se shkalla e problemit ka qënë më e ulët se sa kishin menduar,” thotë Kurzman. “Politikat kundër terrorizmit kanë përfshirë mbikqyrjen – jo vetëm të muslimanëve amerikanë, por të të gjithë amerikanëve, dhe frika e terrorizmit është përdorur si justifikim për ndërhyrjen në privatësinë e amerikanëve dhe liritë civile gjithandej; në internet dhe në aspekte të tjera të jetës sonë. Unë mendoj se implikimet këtu nuk kanë të bëjnë vetëm me mënyrën se si ne e trajtojmë një minoritet fetar në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu edhe se si ne i trajtojmë të drejtat dhe liritë e secilit.”

 

Ne jemi dakord. Po kështu edhe shumica e amerikanëve. Në të vërtetë – siç e kemi dokumentuar – ka më shumë gjasa që ju të vdisni nga parazitët që ju hanë trurin, alkoolizmi, obeziteti, gabimet mjeksore, rreziku nga sjelljet seksuale, e nga çdo gjë tjetër,se sa nga terrorizmi.

Kurzman tha për Young Turks në muajin shkurt se terrorizmi islamik “nuk llogaritet as për 1 përqind të 180,000 vrasjeve në Shtetet e Bashkuara që nga 11 Shtatori.”

 

Ndërkohë që sulmet me bombë në Maratonën e Bostoni ishin të tmerrshme, një ekspert i terrorizmit thotë se sulmet në Boston i ngjanin më shumë masakrës në shkollën Kolumbine se sa 11 Shtatorit, dhe se sulmuesit janë vrasës e jo terroristë”.Pjesa dërrmuese e vrasjeve në masë janë kryer nga jo-muslimanë. (Kjo është e vërtetë në Europë, e po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara).

Kështu që, ne vendosëm që t’i shohim vetë statistikat aktuale, për të bërë një llogaritje objektive, të pandikuar nga ndonjë axhendë.

 

Në mënyrë të veçantë, ne shqyrtuam të gjitha sulmet terroriste në tokën amerikane të dokumentuara nga Shoqëria Kombëtare për Studimin dhe Përgjigjen ndaj Terrorizmit (START – akronimi në anglisht). (Të vitit 2012). Baza e të dhënave për Terrorizmin Global, siç shikohet nga http://www.start.umd.edu/gtd.

 

Baza e të dhënave të START për Terrorizmin Global përfshinë përiudhën nga viti 1970 e deri në vitin 2012 (dhe do të përditësohet nga viti në vit), dhe – për sa i përket këtij shkrimi – përfshin 104 mijë incidente terroriste. Për këtë arsye, kjo është baza e të dhënave më e plotë e hapur për publikun.

Ne kemi llogaritur sulmet terroriste të kryera nga muslimanët. Kemi përjashtuar sulmet nga grupe jo-muslimane siç janë Ku Klux Klan, Karteli i Drogës Medellin, Ushtria Republikane Irlandeze, Grupi Anti-Kastro, ekstremistët mormonë, Organizata Vietnameze për Shfarosjen e Komunistëve dhe Rivendosjen e Kombit, Liga Hebreje e Mbrojtjes, Urdhëri Komunist i 19 Majit, Fronti për Çlirimin e Çikagos, Rezistenca e Armatosur Hebreje, Lëvizja e Indianëve të Amrikës, Fronti Liberal Gej, Kombi Arjan, Lëvizja Hebreje për Veprim, Fronti Kombëtar për Çlirimin e Kubës, apo Kokëqethurit e Rajhut të Katërt.

 

Kemi llogaritur sulmet nga Al-Kaeda, Talebanët, Muslimanët Amerikanë me Ngjyrë, apo të gjithë ata që sadopak kanë lidhje me të qënit musliman… Për shembull këdo që është nga Palestina, Libani apo ndonjë vend tjetër arab, ose vend musliman, apo çfarëdo emri që përfshin ndonjë gjë që tingëllon qoftë edhe nga larg si arabe apo indoneziane (si “Al”, “Xhemat”, apo diçka të ngjashme).

Nëse nuk ishim të sigurtë për pëkatësinë e përsonin, atëherë ne shikonim emrin e grupit për të përcaktuar nëse mund të kishtë ndonjë lidhje me muslimanët.

 

Duke u bazuar në shqyrtimin e afërsisht 2,400 sulmeve terroriste në tokën amerikane të gjendura në bazën e të dhënave të START, kemi parë se afërsisht 60 prej tyre ishin kryer nga muslimanët.

 

Me fjalë të tjera, afërsisht 2.5 % e të gjitha sulmeve terroriste në tokën amerikane midis vitit 1970 dhe 2013 ishin kryer nga muslimanët.* kjo përbën një përqindje shumë të vogël të këtyre sulmeve.

(Kemi parë se afërsisht 118 sulme terroriste – ose 4.9%- ishin kryer nga grupe hebreje, si Rezistenca e Armatosur Hebreje, Liga hebreje e Mbrojtjes, Lëvizja Hebreje për Veprim, Hebrenjtë e Bashkuar dhe Gjemimi i Sionit. Kjo përbën pothuajse dyfishin e sulmeve nga muslimanet në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë: 1. Muslimanët janë gjithashtu viktimat kryesore të sulmeve terroriste në botë; 

 

Për më tepër, një studim tjetër i bërë na Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjen ndaj Terrorizmit – i quajtur “Profilet e sulmuesve terroristë në Shtetet e Bashkuara” – zbuloi:

 

Midis vitit 1970 dhe 2011, 32 përqind e grupeve sulmuese ishin të motivuara nga axhenda etnonacionaliste/separatiste, 28 përqind ishin të motivuara nga çështje të vetme, si të dretat e kafshëve, apo kundërshtimi ndaj luftës, dhe 7 përqind ishin të motivuara nga besimi fetar. Për më tepër, 11 përqind e këtyre grupeve ishin klasifikuar si ekstremistë të krahut të djathtë, dhe 22 përqind si ekstremistë të krahut të majtë.

 

Rezultatet paraprake nga të dhënat e PTT-US midis vitit 1970 dhe 2011 gjithashtu ilustrojnë një ndryshim nëideologjinë dominuese të këtyre grupeve terroriste me kalimin e kohës,me përqindjen e grupeve terroriste etnonacionaliste/separatiste në rënie dhe përqindjes së grupeve terroriste fetare në rritje. Megjithatë, ndërkohë që grupet terroriste me ideologji fetare përbëjnë 40 përqind të të gjitha grupeve të dala nga viti 2000-2011 (dy të pestat), ato përbëjnë vetëm 7 përqind të grupeve gjatë kësaj kohe.

 

Në mënyrë të ngjashme, një studim i tretë nga Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjen ndaj Terrorizmit zbuloi se vetëm feja nuk përbën një faktor kyç në përcaktimin se cilët terroristë duan të përdorin armë të shkatërrimit në masë:

Sipas një studimi të ri sasior (kuantitativ) nga hulumtuesit e  Victor Asal, Gary Ackerman dhe Karl Rethemeyer, të dhënat empirike në dispozicion tregojnë se nuk ekziston një lidhje domethënëse mes kërkimit të armëve CBRN (kimike, biologjike, radioaktive ose bërthamore) nga organizatat terroriste dhe pasjes nëdukje të një ideologjie fetare.

Prandaj, nuk ka gjasa që muslimanët të duan të përdorin armë të shkatërrimit në masë më shumë se grupet e tjera.

 

* Sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit nuk janë përfshirë në këtë analizë, pasi START nuk e ka përditësuar akoma bazën e të dhënave me sulmet terroriste të vitit 2013. 3 vetë vdiqën në sulmet me bombë në sulmin e Bostonit. Sado që është tragjike, ne jemi të sigurtë se jo-muslimanët kanë vrarë më shumë se 3 vetë gjatë të njëjtës periudhë.

Në nuk jemi ekpertë në analizat për terrorizmin. Përndryshe do të nxisnim njerëz si Kurzmani që të përdornin shifra të sakta. Megjithatë, çdo analizë sasiore (kuantitative) që kemi lexuar në lidhje me terrorizmin në Shtetet e Bashkuara tregon se përqindja e sulmeve terroriste të kryera nga muslimanët është më e ulët se 10%.

 

Postscriptum: Terrorizmi i sponsorizuar nga shtetet shkon përtej qëllimit të këtij diskutimi dhe nuk është përfshirë në statistikat e analizave tona. Në mënyrë të veçantë, argumentet e mëposhtme janë përtej qëllimit të këtij diskutimi, pasi jemi përqendruar vetëm në terrorizmin jo-shtetëror:

§  Argumentet nga profesori i Universitetit të Michiganit Juan Cole se vdekjet nga luftërat e shekullit të 20-të mund të etiketohen si terrorizëm i krishterë.

§  Argumentet se përdorimi i torturave dhe bombardimet që bëjmë me dronë janë terrorizëm. 

 

Ky artikul është publikuar për herë të parë më 1 Maj, 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit