6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Alexis Tsipras: Greqia në këto zgjedhje ka hapur një kapitull të ri

Më të lexuarat

Greqia në këto zgjedhjet ka “kthyer një faqe të re”, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Alexis Tsipras, lideri i partisë së krahut të majtë, SYRIZA, në fjalimin e tij para Universitetit të Athinës, pas fitores të së dielës në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).

 

“Populli dhe shpresa kanë shkruar historinë. Populli sovran i Greqisë dha instruksione të forta dhe të pamohueshme. Greqia ka hapur një kapitull të ri, dhe masat shtrënguese që sollën katastrofë, autoritarizëm dhe pesë vjet të dhimbjes lë pas vetës”, tha Tsipras dhe shtoi:

 

“Do të formojmë qeverinë e cila do të përfaqësojë të gjithë grekët, do të luftojmë në mënyrë që të rindërtojmë vendin tonë. Qeveria e re do të marrë parasysh interesat e përbashkëta të të gjithë popujve të Bashkimit Evropian dhe do të angazhohet për arritjen e zgjidhjes së drejtë të ndërsjellë.”

 

Ai theksoi se marrëveshjet e deritanishme janë anuluar dje, ndërsa që Treshja i takon të së kaluarës. Tsipras ka theksuar se prioriteti i parë i qeverisë së re greke është të kthejë nderin e humbur të vendit. 

 

Lideri i Koalicionit të së Majtës Radikale – SYRIZA Alexis Tsipras ka lindur më 28 korrik 1974 në kryeqytetin grek, Athinë. Në fund të viteve të 80′ Tsipras i është bashkuar Partisë së rinisë komuniste të Greqisë. Me fillim të 90′ ishte lider i lëvizjeve të studentëve, ndërsa në periudhën 1995 – 1997 ai ishte përfaqësues i Këshillit të Unionit Kombëtar të Studentëve në Greqi. Tsipras dy vjet më vonë u transferua në partinë Sinaspismos tis Aristeras president i së cilës u zgjodh më 10 shkurt 2008.

 

Pas shpërbërjes së kësaj partie, Tsipras u zgjodh për president të Koalicionit të së Majtës Radikale – SYRIZA. Kjo Parti nën udhëheqjen e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 2012 fitoi 16,77 për qind të votave, gjë e cila në krahasim me zgjedhjet e mëparshme është 12 për qind më shumë. SYRIZA është bërë kështu partia e dytë më e madhe në këtë vend. Tsipras me profesion është inxhinier ndërtimi. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, SYRIZA në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të zhvilluara të dielën ka fituar 36, 34 për qind të votave, përkatësisht 149 vende në Parlamentin kombëtar. Me 27,81 për qind të votave Partia e Re Demokratike ka fituar 76 vende në parlament. Agim i Artë (Hrisi Avgi) me 6,28 për qind të votave të fituara ka 17 vende në parlament, Potami 17 vende, Komunistët ia kanë dalë të marrin 15 vende në parlamentin e ri, ndërsa ANEL, apo “Grekët e Pavarur” dhe PASOK  kanë 13 vende në Parlament.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit