2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Efekti i moraleve të prindit, tek fëmijët

Më të lexuarat

Le të shohim dallimin mes dy fëmijëve, njëri prej tyre ka prindër të mirë, kurse tjetri jo.

Fëmija që ka prindër të mirë, e sheh babanë gjithmonë në bindje ndaj Zotit dhe përkujtim (dhikr). Babai i tij e dërgon ndonjëherë për t’u dër- guar të varfërve sadaka dhe lëmosha, e merr me vete te vizitat e të afërmve dhe të varreve të paraar- dhësve. Gjithashtu, ai e sheh nënën të sillet mirë me vëllezërit e saj dhe motrat. Ai e ndjen përkujdesjen dhe dashurinë e saj për fëmijët.

Kurse fëmija i dytë, që nuk ka prindër të mirë, e sheh babanë gjithmonë të zemëruar dhe dëgjon nga goja e tij sharje nga më të ndryshmet. Babai e dërgon natën t’i blejë një paketë cigaresh. E dëgjon babanë duke folur me të ëmën në mënyrë të pahij- shme. Gjithashtu, ai e sheh nënën e cila i ka ndër- prerë lidhjet me motrën e saj apo vëllain dhe që nuk kujdeset fare për fëmijët e saj.

Vallë, cilat do të jenë moralet e secilit dy nga këta fëmijë kur të rriten?!

Me qëllim që prindi të jetë pasqyrë e mirë e fëmijës, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na nxit që namazet sunnete t’i falim në shtëpi dhe po ashtu të lexojmë Kur’an. Duke i parë prindërit se si veprojnë punë të mira dhe të dobishme, edhe fëmijet do të përpiqen t’i imitojnë.

Xhasim Mutava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit