1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Efektet e lojërave elektronike te fëmijët dhe adoleshentët

Më të lexuarat

Në fillim të viteve ’80, përparimet e jashtëzakonshme në shkencë, teknologji dhe përdorimin e kompjuterëve shkaktuan lindjen e lojërave elektronike (lojërave kompjuterike), të cilat shumë shpejt u bënë në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Në prag të shekullit të kaluar, lojërat elektronike kishin bërë një model të përhapur për argëtim që ishte ndryshe nga të gjitha lojërat rekreative që ishin para tyre. Ato karakterizoheshin nga disa veçori të dallueshme, duke përfshirë diversitetin, ka lojëra aksioni, lojëra për rritjen e inteligjencës, lojëra edukative dhe shumë të tjera. Ato gjithashtu targetojnë të gjitha moshat dhe grupet përveç të rinjve dhe fëmijëve, dhe më e rëndësishmja, angazhojnë lojtarët dhe i bëjnë ata pjesë të lojës. Kjo veçori tërheq fort fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, sepse kërkon që lojtari të fokusohet, të jetë vazhdimisht i vëmendshëm, të dëgjojë me kujdes dhe të merr pjesë plotësisht me ngjarjet e lojës intelektualisht dhe emocionalisht, deri në atë pikë sa lojtari ndjen se është plotësisht i angazhuar si nëse ndodhet vërtet brenda lojës, i përfshirë dhe i zhytur në ngjarje, dhe se ai është elementi më i rëndësishëm në lojë.

Platformat në të cilat luajnë këto lojëra janë shumë, duke përfshirë telefona mobilë, kompjuterë, konsolat e lojërave online dhe pajisje të tjera elektronike për lojëra.

Me fillimin e këtij shekulli, lojërat elektronike përjetuan zhvillime të shpejta dhe të njëpasnjëshme dhe u bënë pjesë e rutinës së përditshme të fëmijëve dhe adoleshentëve. Lojtarët u bënë ndërveprues aktivë dhe pjesëmarrës efektivë në menaxhimin e lojërave. Disa shembuj të njohur të lojërave elektronike janë ‘Fortnite’ dhe ‘PUBG’.

Efektet e lojërave elektronike mbi fëmijët dhe adoleshentët, si dhe dashuria e tyre për to dhe zhytja në botën virtuale, kanë ngjallur shqetësimin e specialistëve në fushat e sjelljes njerëzore, sociale dhe psikologjike. Janë kryer shumë studime për të hetuar efektet psikologjike dhe fizike të lojërave elektronike mbi fëmijët, duke hulumtuar aspektet pozitive dhe negative të atij lidhje të fortë midis dy palëve: fëmija dhe loja.

Pikat pozitive të lojërave elektronike

Në bazë të studimeve të sjelljes së fëmijëve dhe nga gjërat që secili prind mund ti vërej, ka prej tyre që kanë thënë se lojërat kanë edhe pika pozitive dhe përfitime si vijon:

  1. Luajnë një rol edukativ duke ndihmuar fëmijët të mësojnë koncepte dhe informacione të reja.
  2. Përmirësojnë aftësitë e lojtarëve duke rritur inteligjencën dhe të menduarit e shpejtë, lojërat elektronike përfshijnë enigmat që kërkojnë aftësi intelektuale për t’u zgjidhur.
  3. Shfrytëzojnë aftësitë mendore të lojtarëve për të planifikuar dhe për të marrë iniciativa.
  4. Plotësojnë imagjinatën e fëmijëve.
  5. Rrisin vitalitetin dhe energjinë e fëmijëve dhe aftësinë e tyre për t’u marrë me teknologjinë moderne.
  6. Inkurajojnë inovacionin dhe zhvillimin e zgjidhjeve kreative për t’u përshtatur me situatat e ndryshme në lojë.
  7. Stimulojnë inteligjencën e fëmijëve dhe përmirësojnë nivelin e kuptimit të tyre.
  8. Rrisin aftësitë perceptive dhe përshpejtojnë procesin e marrjes së vendimeve.

Pikat negative të lojërave elektronike

Së pari: Në nivelin psikologjik

  1. Shpesh tema e lojës bie në kundërshtim me vlerat e besimit dhe normat morale islame dhe kjo është ndoshta gjëja më e dhimbshme.
  2. Promovojnë dhunën e padrejtë dhe sjelljet kriminale te fëmijët.
  3. Futin brenda fëmijëve egoizmin.

Së dyti: Në nivelin social

  1. I mësojnë fëmijët se si të kryejnë krime dhe u japin këshilla dhe truke kriminale.
  2. I bëjnë fëmijët të qëndrojnë në izolim social nga të tjerët.
  3. Dobësojnë performancën akademike të fëmijëve.
  4. Shkaktojnë rritje të konsiderueshme të vjedhjeve dhe vrasjeve.
  5. Normalizojnë sulmin fizik dhe përdhunimin.
  6. I nxisin fëmijët të distancohen nga familja.
  7. Pakësojnë raportin dhe kohën e fëmijëve me prindërit.
  8. Shumë lojëra e bëjnë fëmijët të dobët fizikisht duke ua dobësuar aktivitetin fizik.
  9. Shkaktojnë çrregullime mendore.
  10. I bëjnë fëmijët të kenë sjelljeve obsesive dhe mvarësi.
  11. Dëmtojnë shikimin.

Në fund, duhet të qëndrojmë përballë këtij rrjedhimi që shkatërron shumë vlera dhe parime njerëzore dhe synon të implantojë vlera të huaja që bien ndesh me fenë tonë të vërtetë. Të gjithë e kemi parë manipulimin e mendjeve, shpirtave dhe moralit të fëmijëve tanë duke i ekspozuar ata ndaj skenave të shëmtuara dhe të pamoralshme, videove pornografike dhe sjelljeve deviante përmes këtyre lojërave.

Mbrojtja e djemve dhe vajzave tanë, të cilët janë themelet e shoqërisë dhe liderët e së ardhmes, është një përgjegjësi e përbashkët e të gjitha palëve dhe sidomos shtëpia, xhamia, shkolla, shoqëria. Është detyra e çdo besimtari dhe besimtareje të mbrojë fëmijët nga vetvetja dhe nga kushdo që përpiqet t’i reduktojë ata në individë të pasigurt dhe të pavlerë, dhe më shumë si forma të padukshme të jetës të kontrolluara nga teknologjia moderne materiale.

Është përgjegjësi e prindërve të monitorojnë, drejtojnë dhe mësojnë fëmijët e tyre se si të përfitojnë nga aspektet pozitive të këtyre lojërave në rritjen e aftësive të tyre mendore dhe intelektuale, përmirësimin e memories dhe personaliteteve të tyre, dhe të shmangin aspektet negative dhe të pamoralshme. Thotë Allahu, i Lartësuar: ‘’O ju që keni besuar, mbrojeni veten tuaj dhe familjet tuaja nga Zjarri, lëndë djegëse i të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë  engjëj, të ashpër dhe të rreptë, që nuk e refuzojnë urdhërin e Allahut në atë që u urdhërohen, dhe bëjnë atë që u është urdhëruar’’.(Tehrim, 6)

Transmetohet prej ibn Umerit se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

  • Masa për të shmangur dëmin e lojërave elektronike

Ajo e cila është më e mira dhe që duhet zbatuar është që fëmija mos merret aspak me lojëra elektronike, por kur gjendemi përpara një situate të krijuar dhe që s’smundet shmangur, atëherë mund të përdorim metodat në vijim:

  1. Caktimi i kohëve të kufizuara për të luajtur lojërat elektronike në vend që t’i lejohet fëmijëve të luajnë gjithë ditën ose kurdoherë që dëshirojnë.
  2. Prindërit duhet të zgjedhin me fëmijën lojërat që i përshtaten më mirë moshës dhe preferencave të tij personale.
  3. Monitorimi i vazhdueshëm se cfarë efekti kanë lojërat mbi atë.
  4. Mundësisht duhet të instalojnë programe kontrolli prindor për të monitoruar historikun se cfarë shikojnë dhe cka lypin fëmijët online.
  5. Duhet të përpiqen të përfshijnë fëmijët në lojëra grupore me moshanikët e tij në mënyrë që të mos bie në izolim social.
  6. Duhet t’i inkurajojnë fëmijët të lexojnë Kuran dhe libra në mënyrë që koha e tyre të mos përkushtohet ekskluzivisht për të luajtur lojëra.
  7. T’ju mësohen fëmijëve shembuj nga historia islame rreth asaj se cka është burrëria dhe për vajzat të mësojnë nga historia e perlave prej sahabeshave.
  8. Duhet t’i nxisin ata të angazhohen në aktivitete që zhvillojnë talentet e tyre.
  9. Regjistrimi i fëmijëve në klube sportive ku mund të shprehin energjinë e tyre përmes sporteve.
  10. Duhet t’i stërvisin fëmijët të shprehin mendimin e tyre dhe të angazhohen në dialogje dhe biseda për të mos mbetur të heshtur dhe për të mos e perceptuar dhunën në lojëra si një mënyrë për të shpëtuar frustrimin e tyre.
Përmblodhi: Enis Arifi / /www.rizgjimi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit