Sa njerëz të devotshëm janë nënçmuar dhe të drejtat e tyre janë privuar përshkak të nëpunësve të korruptuar? Sa provime nga studentët nuk janë dhënë sepse nuk kanë dhënë ryshfet? Sa diploma janë dhënë e bartësit e tyre asnjëherë nuk kanë parë fakultetin? Sa mëkatarë kanë pasur përparësi mbi të tjerët ngase kanë dhënë ryshfet, kanë infektuar shoqërinë me papastërti dhe kanë merituar mallkimin dhe hidhërimin e Allahut. Pejgamberi s.a.v.s. ka mallkuar tre veta që marrin pjesë në ryshfet:”Ai që jep, ai që merrë dhe ai që ndërmjetson.” Ky mallkim është përshkak të pasojave të kobshme që sjellë ryshfeti për mbarë shoqërinë. Dëmi i ryshfetit është gjithëpërfshirës, ndërsa epidemija e tij pandërprerë përhapet./kohaislame.com/
https://youtu.be/osM1vYOmIlg