-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Edlira Dyrmishaj, fitues e anketës “Të rinjtë e vitit, 2016”

Më të lexuarat

Edlira Dyrmishaj fiton vendin e pare ne shkalle vendi në garën “Të rinjtë e Vitit Në Shoqërinë Civile 2016” me kandidaturën: Kundër diskriminimit ndaj grave dhe vajzave muslimane të mbuluara, për integrimin e tyre pa barriera dhe paragjykime.
Ne jemi ai vend I cili me kulturën, traditën e shëndoshë, e rishtazi me përpjekjet për rritje politike dhe diplomatike në skenën ndërkombetare, kemi cfarë modelesh të ofrojmë dhe kemi atë aset për të cilin duhet të jemi më shumë krenar se kurrë, rininë. Sot, Shqipëria dhe në vecanti rinia, ata të cilët nesër do të jenë në drejtimin e vendit,i tha një JO të forte, diskriminimit për shkak të mbulesës.Dhe me të mbyllën një kapitull të vjetër duke hapur një faqe të re në qasjen ndaj asaj që, me dashuri, përkushtim dhe pakushte, është përmbajtje dhe pjesë përbërëse e këtij kombi dhe këtij shteti.
Me shifra reflektuam atë që jemi dhe atë që dimë bukur të bëjmë, e për të cilën na njeh bota.

15577421_1350568184974543_2104419887_n
Harmoni fetare. Harmoninë e mbajnë në ekuilibra shumicat. Dhe sot, ne këtë e treguam me qytetari dhe standarte evropiane.
Sot ndihem akoma më e privilegjyar të përfaqësoj atë ëndërr, profetësia e të cilës merr jetë pikërisht nga ambientet elitare të vendimmarrjes së shtetit shqiptar.Si një mesazh I cili premton një të ardhme më të mirë, për ne për ju për të gjithë. Përjetim magjik.✨ Nuk gjej fjalë, për të shprehur gjithë mirënjohjen dhe falenderimin për emocionet që më keni dhuruar, me mbështetjen dhe bashkimin tuaj.
Ju, jeni më e ndritura fitore.
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) nëu bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, mbështetur nga Olof Palme International Center, në muajin Tetor të këtij viti, hapi Thirrjen për Nominime në kuadër të nismës “TË RINJTË E VITIT 2016 NË SHQIPËRI”.
Nisma “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri” synonte që vetë të rinjtëtë identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2016 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Përmes kësaj thirrje u ftuan të gjithë partnerët dhe individët e interesuar që të nominonin me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre.
Përgjatë periudhës Tetor-Nëntor 2016, kanë aplikuar dhe janë nominuar 97 të rinj të moshës 15 deri në 30 vjeç, nga e gjithë Shqipëria!
Pas fazës së parë të nominimeve dhe aplikimeve, organizatat anëtare të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës vendosën dhe përzgjodhën së bashku 21 të rinj, bazuar në nismat dhe rezultatet e arritura prej tyre në komunitetet përkatëse, sipas 3 kategorive të sipërpërmendura
Prej datës 2 Dhjetor 2016 deri në datën 15 Dhjetor 2016, ora 12:00 pm, të rinjtë e të rejat dhe publiku i gjerë nga e gjithë Shqipëria votuan online për të zgjedhur fituesin e Çmimit Kombëtar
21 të rinjtë e përzgjedhur janë kryesisht të rinj që me nismat e tyre kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit