18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

“Marrja në pyetje e Saddam Hussein” (Foto)

Më të lexuarat

Një libër plot zbulime që do të përmbysë raportet e të vërtetave që janë thënë mbi Sadam Hussein pritet të publikohet në 27 Dhjetor. Titulli i librit është “Marrja në pyetje e Presidentint” dhe mban autorësinë e ish-hetuesit të CIA-s, Xhon Nikson. Ndër të tjera ai thekson në libër se pas marrjes në pyetje “diktatori brutal Saddam Hussein» përmbysi të gjitha përfundimet mbi të cilat u planifikua pushtimi i Irakut.

Sipas autorit u deshën dhjetë vjet nga ekzekutimi i tij për t’u shkruajtur ky libër, i cili përfshin çdo gjë lidhur me fundin e ish-udhëheqësit irakien. Në faqet e librit paraqiten dokumenta që faktojnë se në bazë të dëshmisë së tij dhe hetimeve që u kryen, të gjitha ato për të cilat ishte akuzuar Sadam Huseisn dhe që motivuan ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak “ishin gënjeshtra”.

“Ishte 13 dhjetor 2003 dhe kisha 8 javë që isha në Irak si hetues i CIA-s në përpjekje për të zbuluar vendndodhjen e Sadam Huseinit. Lufta për përmbysjen e regjimit vazhdonte prej nëntë muajsh, kur ata që ishin në kërkim të gjurmëve të Saddamit zbuluan pranë një fermë në qytetin e tij të Tikrit një strehë të nëndheshme dhe një njeri me mjekër që banonte atje. Nga tatuazhet që kishte në dorën e djathtë dhe në gjoks si dhe nga shenjat e një plage të vjetër plumbi në këmbën e majtë, arritën në përfundimin se kush ishte ai person. Dhe ai vete e pranoi” shkruan Nikson në librin e tij.

Xhon Nikson përshkruan momentin kur “në mesnatë, pas disa orë pritjeje, konvoji ishte gati. Komando me syze termike na drejtuan në një zonë ku qarkullimi ishte i ndaluar gjatë natës. Brenda ndërtesës ku shkuam mbizotëronte rrëmuja. Pas një momenti pritjeje një zyrtar i lartë më në fund tha: Ok djema, tani është rradha juaj. Papritmas u hap dera dhe unë mora frymë thellë. Ja ku është. Ai ishte i ulur në një karrige metalike, i veshur me një petk të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë blu. Nuk pata asnjë dyshim se ky njeri ishte karizmatik”-thotë Nikosn

Hetuesi i CIA-s shkruan se “ishte shumë mire që Sadami u kap, por tani ne duhet të arrinim në të vërtetën për regjimin e tij dhe për armët e shkatërrimit në masëm që ishin dhe shkaku i pushtimit amerikan. Përgjigja e tij ishte thuajse fyese për ne”. “Iraku nuk është shtet terrorist. Nuk kemi patur marrëdhënie me Osama Bin Laden, nuk kemi patur armë të shkatërrimit në masë … dhe nuk kemi qenë kërcënim për fqinjët tanë. George Bush mendonte se Iraku do të sulmonte babushin e tij dhe për këtë tha se kishim armë të shkatërrimit në masë. “- ishin fjalët e Sadam Husein.

Nikson thotë se e pyeti Sadamin nëse kishte përdorur armë kimike në qytetin kurd Halabja gjatë luftës mes Iranit dhe Irakut. “Doli nga vetja në atë moment”- shkruan Nikson. “Unë nuk ju kam frikë as ju dhe as Presidentin tuaj. Unë do të bëj gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin tim”. “Më pas- thotë autori-m’u drejtua me sarkazëm duke më thënë: Unë nuk e kam marrë këtë vendim “. Hetuesi i CIA-s shkruan më tej se e pyeti Sadamin nëse vuante nga dhimbjet e mesit dhe nëse kishte ndërprerë konsumimin e mishit të kuq dhe cigares. Përgjigja ishte se “nuk e di nga i merrni informacionet, por i keni të gabuara”. Tha se tymoste katër cigare në ditë dhe se e pëlqente shumë mishin e kuq.

Nikson thotë në libër se Sadami gjithashtu mohoi çdo përfshirje në sulmin terrorist të 11 shtatorit. “Ja kush kanë qenë të përfshirë” tha ai. Lideri i bandës, Muhamedi Atta ishte nga Iraku? Jo. Ai ishte egjiptian. “Nga cilat vende kanë ardhur? Nga Arabia Saudite. Atëherë pse mendoni se kam gisht në sulmet e 11 shtatorit? ”

Gjatë marrjes në pyetje, shpeshherë Sadami shpërthente në të qeshura gëzimi shkruan Nikson. “Ju do të dështoni. Do ta kuptoni se nuk është kaq e lehtë të qeverisësh Irakun”- citohet t’u ketë thënë ai hetuesve. Dhe sipas Nikson historia e ka përligjur. “Por unë atëherë isha vërtet kurioz pse ai ndihej aq i ngazëllyer:” shkruan më tej ish-hetuesi i CIA-s

Kaluan shumë vite para se t’i shpjegoja realitetin e Irakut ballë për ballë Presidentit Bush-shkruan Nikson Sadami ishte gjykuar dhe ekzekutuar në vitin 2006. Në fund të vitit 2007 unë u thirra për t’i bërë një prezantim të detajuar presidentit George W. Bush në Zyrën Ovale.

“Çfarë lloj njeriu ishte Saddami?”-më pyeti.

Unë i thashë se ishte agresiv në fillim dhe më pas bënte autosarkazëm për t’u çtensionuar. Presidenti gati sa nuk humbi durimin. Për të qetësuar presidentin Bush i shpjegova shpejt se Saddami i vërtetë ishte sarkastik, arrogant dhe sadist. Shkëmbeu një shikim me zv/presidentin Dick Cheney dhe duket se u pajtuan me sy. Teksa po largohesha ai më pyeti shaka: “A je i sigurt se Sadami nuk kishte përdorur kupat me qymyr?

Të gjithë qeshën, por unë ndjeva se ajo ishte një shaka e papërshtatshme. Amerika kishte humbur më shumë se 4 mijë ushtarë në Irak. Pas disa kohësh m’u kërkua të shkonte sërish në Shtëpinë e Bardhë Këtë herë, presidenti dukej i mërzitur dhe kërkoi informacion mbi klerikun shiit Muqtada al-Sadr, liderin e Ushtrisë së Irakut, Mahdi. Kjo nuk ishte parashikuar në axhendë

Duke u përpjekur të fitoja disa sekonda, i thashë: “E pra, kjo ishte pyetja prej 64 mijë dollarë”. Bush më shikoi dhe më tha: “Pse nuk e bë pyetjen 74 mijë dollarë ose të paktën aq sa ke rrogën dhe të përgjigjesh?”. Çfarë idioti-thashë me vete.

Nikson vë në dukje se në biografinë e vitit 2010, Bush shkruajti. “Unë vendosa të mos kritikojë patriotët punëtorë të CIA-s për informacione të rreme në lidhje me Irakun”. Por ai vetëm atë bëri. Ai fajësoi CIA-n për çfarë shkoi keq dhe i quajti analizat e saj parashikime, pasi dëgjonte vetëm ato atë që ai donte.

“Nuk është qëllimi im të përcjell idenë se Sadami ishte i pafajshëm. Ai ishte një diktator i pamëshirshëm që e zhyti vendin e tij në kaos dhe gjakderdhje. Por mendimi se do të kishim një Sadam më të fortë që dhe të paangazhuar në kriza duket si ngushëllim në krahasim me përpjekjen e dështuar të njerëzve tanë dhe ngritjen e Shtetit Islamik, për të mos përmendur 2. 5 trillion dollarë që u shpenzuanpër të ndërtuar një Irak të ri”- thotë Nikson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit