0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Më të lexuarat

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje në postimet e tyre në llogaritë në mediat sociale për solidaritet kundër sulmit të policisë izraelite ndaj palestinezëve.

Vazhdojnë në të gjithë botën reagimet kundër sulmeve izraelite dhe vendimeve të gjykatës së këtij vendi për të dëbuar familjet palestineze nga lagjja “Sheikh Jarrah”. Palestinezët në Jerusalem janë hedhur në protesta prej disa ditësh por situata u përshkallëzua pasi forcat pushtuese izraelite ndërhynë të premten në përpjekje për të shpërndarë besimtarët nga xhamia Al-Aksa.

Dua Lipa, një këngëtare, kompozitore dhe modele britanike me origjinë shqiptare, bëri thirrje për shpëtimin e “Sheikh Jarrah” në postimin e saj në “Instagram”.

Këngëtari i ri pakistanez Asim Azhar shkroi, “Si e sulmon një vend adhurimi dhe adhuruesit e pambrojtur?”

Aktori pakistanez Sami Han shkroi në llogarinë e tij në “Twitter” se sulmi i Izraelit ndaj Al-Aksa ishte i papranueshëm.

Aktori dhe këngëtari Ferhan Said, në postimin e tij, postoi një video që tregon ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë me gaz, bomba zhurmuese dhe lotsjellës në xhaminë Al-Aksa, duke theksuar se heshtja shurdhuese e botës është një krim.

Edhe aktorja dhe aktivistja pakistaneze Naimal Khawar, në postimin e saj në llogarinë në rrjetet sociale, duke iu referuar ngjarjeve në Jerusalemin Lindor, shkroi: “Mendoni sikur kjo t’iu është bërë juve, vëllait tuaj, gruas, nënës dhe fëmijës tuaj. Si do të ndiheshit? “.

Aktori egjiptian Mohammed Henedy shpërndau një video me pamjet e ndalimit të një djali palestinez nga ushtarët izraelitë, duke e etiketuar “Shpëtoni “Sheikh Jarrah”, shkroi komentin “Ndërkohë që bota hesht, ne do t’ia dërgojmë zërin tuaj botës”. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit