-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Edhe për qentë nuk kemi më kohë! – Nga Fabian Zhilla

Më të lexuarat

Edhe për qentë nuk kemi më kohë!

Jetojmë në kohë paradoksesh. Individualizmi i skajshëm po na kthen në qenie qesharake. Kjo ka sjell gjithashtu lulëzimin e profesioneve qesharake. Si shembull, ‘‘kujdestari për qentë’’.

Për ta plotësuar zbrazëtinë që na e krijoi karriera nuk arritëm dot që të krijojmë familje të mëdha. Tashmë nuk dijmë se çfarë janë lidhjet e gjakut dhe komshillëkut. Termi mik nuk ekziston më në fjalor. Atë e kemi zëvendësuar me ”koleg”.

Jemi shumë më të ndjeshëm ndaj një peme sesa dikujt që lyp në rrugë.

Zgjedhim të bëjmë shoqëri me një qen sesa të rrisim një fëmijë apo të shpenzojmë kohë me ta. Një ndër arsyet është se qeni është më thjesht i menaxhueshëm dhe nuk na kërkon shumë llogari.

Dhe këtu fillon humori dhe kthehet ne gallatë. Pasi morrëm babysiter për fëmijët pamë që kjo skemë prap nuk na e shëroi dot individualizmin. Kështu e zëvendësuam fëmijën me një kone.

Pas pak vum re që dhe konia kërkonte kohë dhe po aq shpenzime sa edhe rritja e një fëmije. Dhe për ta zgjidhur këtë problem shpikëm “dogy care” (kujdestar qensh). Tashmë gjen firma të tilla që të ofrojnë kujdestar qeni në liqe, lum, park, mal dhe fushë. Kujdestar qeni për natën dhe për ditën. Tashmë kemi edhe çertifikime për këtë profesion të ri.

Paradoksalisht, refuzuam fëmijët, i çuam prindërit nëpër azile dhe zgjodhëm të paguajmë kujdestar të na kullosin qentë.

#skamaturp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit