3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Edhe ortodoksët shqiptarë kundër “martesës antinjerëzore” në Bashkinë e Tiranës

Më të lexuarat

“Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror”, thuhet në deklaratë

Edhe Kisha Ortodokse në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj aktit të ndyrë të një “martese” homosh në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

“E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore”, thuhet ndër të tjera në reagimin ortodoks.

“Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre.

Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin.

Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë.

Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016)”, thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit