-2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Ecuria e operacionit për çlirimin e Mosulit, një paqartësi e plotë

Më të lexuarat

MOSUL (AA) – Forcat e sigurisë në operacionin për çlirimin e së Mosulit nga DEASH-i nuk kanë shënuar ndonjë përparim të rëndësishëm dhe se taktikat e përdorura nga DEASH-i kanë shkaktuar ngadalësimin e operacionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa vërehen si pasqyrim i kontradiktave brenda tij, shprehjet e kryeministrit të Irakut, Hajdar el-İbadi se operacioni po përparon në mënyrë të qëndrueshme, se çlirimi i qytetit është “çështje kohe” dhe se “nuk presin rezultat të menjëhershëm”, për operacionin në fjalë theksohet se disa zyrtarë distancohen të japin një datë se kur do të përfundojë. Në lidhje me ecurinë e operacionit si nga palët ushtarake ashtu edhe nga ato politike ka vlerësime të ndryshme. Theksohet se pengesat kryesore për përparimin janë tunelet e gërmuara nga DEASH-i, kamikazët, snajperët, kurthet me bomba, ngushtësia e rrugicave dhe prania e popullatës civile në rajon.

DEASH i cili është i vendosur që prej dy vitesh në Mosul dhe që zhvillon sisteme të forta të mbrojtjes, duke përdorur taktikat e ndryshme mund të vendosë shpesh në kurthe forcat e sigurisë që dëshirojnë të përparojnë në qendër të qytetit. Në krye të këtyre taktikave qëndrojnë tunelet e gërmuara në nëntokë, autobombat, snajperët dhe kamikazët me uniforma civile.

Pavarësisht se forcat irakiane kanë nisur më 17 tetor operacionin për çlirimin e Mosulit, nuk arrijnë të përparojnë për shkak të tuneleve që DEASH-i ka gërmuar dhe të cilat i përdor si mjetet më të fuqishme të mbrojtjes. Ndërsa bëhet e ditur gjithashtu se forcat e sigurisë nuk mund të përparojnë edhe për shkak të sulmeve me autobomba dhe sulmeve nga snajperët, ku krahas këtyre një shkak tjetër tregohet edhe prania e mbi 1 milionë civilëve që nuk braktisin shtëpitë e tyre ende në rajonin lindor dhe perëndimor të qytetit.

Një arsye tjetër për vonesën e operacionit janë përpjekjet për të penguar përjetimet e përvojave të këqija në Mosul të përjetuara më parë në Tikrit dhe Enbar. Forcat e ushtrisë për shkak se përpiqen që të mos krijohet një valë e madhe migrimi dhe për të mbrojtur infrastrukturën e qytetit ato nuk mund të qëllojnë me tanke dhe avionë luftarakë objektivat e DEASH-it. Për të neutralizuar militantët që jetojnë bashkë me civilët ata përdorin vetëm pushkë të lehta dhe anti-tanke. Gjithashtu theksohet se tanket e blinduara, helikopterët dhe avionët luftarakë të ushtrisë nuk janë shumë efektivë në konfliktet e rrugëve. Mjetet e blinduara pasi e kanë të pamundur të hyjnë nëpër rrugicat që janë të ngushta përveçse nuk janë funksionale ndonjëherë ato vështirësojnë edhe më shumë situatën duke shkaktuar edhe përjetimin e konflikteve më të ashpëra.

Përfundimi i operacionit i lidhur me taktikën e DEASH-it

Vihet në dukje se nga njëra anë përfundimi i operacionit për çlirimin e Mosulit varet edhe nga taktika ushtarake e DEASH-it. Ende nuk dihet nëse tërheqja është një taktikë që organizata e ka provuar më parë në qendrën e qytetit të Mosulit apo është një taktikë për të treguar rezistencë të fuqishme. Teksa është planifikuar hyrja në qendrën e Mosulit e forcave speciale dhe ekipeve të ndërhyrjes së shpjetë të Irakut, theksohet se ka edhe shqetësime për mundësinë e luftës që mund zgjasë gjatë këtu.

“Ndërtesat e vjetra ngadalësojnë përparimin e forcave”

Irakiani ekspert ushtarak dhe i sigurisë Rahim Shammari, në një vlerësim për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se plani i operacionit është bërë që para 6 muajsh por se është shtyrë më shumë se një herë, është shprehur se shkaqet e kësaj janë “madhësia e qytetit, dhe prania e më shumë se 1 milionë civilëve në qytet”.

“Më shumë se gjysma e pjesës lindore të Mosulit është marrë nën kontroll dhe militantët e ndodhur aty janë zmbrapsur përtej bregut të lumit Tigris. Të gjitha fshatrat dhe rajonet fqinje janë rimarrë nga DEASH-i. Në pjesën jugore janë kryer përforcime të policisë dhe ushtrisë. Mosuli është marrë nën kontroll nga të gjitha anët dhe janë ndërprerë rrugët e ndihmës për DEASH-in që nga Telafer-i dhe Baaxh e deri në kufirin me Sirinë. Në operacion ka edhe sulme ajrore, ku në këtë kuadër janë goditur 5 ura. Dhe kjo ishte për të penguar lëvizjet e militantëve”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje se në qendër të qytetit ndodhen edhe ndërtesa të vjetra, Shammari tha se “DEASH fshihet në katet bodrum të këtyre ndërtesave. Forcat e Irakut ende nuk kanë arritur deri këtu sepse këto ndodhen në rajonin në bregun e Lumit Tigris.”

Kur do të përfundojë operacioni?

“Në tre javët e ardhshme operacioni për çlirimin e Mosulit do të intensifikohet dhe do të përfundojë nga mesi i muajit janar. Militantët e DEASH-it do të ndjekin taktikën e largimit në rajonet e shkretëtirës ashtu së në Falluxha dhe në Enbar”, është shprehur Shammari.

Kryeministri Hajdar el-Ibadi kishte eklaruar se operacioni po përparon në mënyrë të qëndrueshme, se çlirimi i qytetit është “çështje kohe” dhe se “nuk presin rezultat të menjëhershëm”.

Ndërsa forcat e Irakut në javën e fundit kanë arritur të marrin kontrollin në fshatin Tel Abta i cili ka një rëndësi strategjike në rrugën e Telafer-it në perëndim të Mosulit. Fshati në fjalë ka një rëndësi strategjike për ushtrinë e Irakut përsa i përket përparimit në Telafer. Ndërsa edhe avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të kanë vendosur në objektiv linjën nga ku shkojnë ndihmat në lagjen Dumiz, ku ndodhen edhe militantët e DEASH-it në juglindje të Mosulit. Organizata terroriste DEASH-i përdorte këtë rrugë për të dërguar ndihma ndaj luftëtarëve të saj në Dumiz që ato të kryenin sulme kundër forcave irakiane që ishin të vendosura në lagjet Xhedide El-Mufti, El-İntisar dhe Junus Es-Sebavi.

Forcat e Irakut gjithashtu në ditët e fundit kanë marrë nga DEASH-i edhe lagjet Berid dhe Selam në verilindje të Mosulit. Këto forca kanë vënë nën kontroll 3 fshatra në rajonin Esh-Sharkat në jug të Mosulit që ndodheshin nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH-it si dhe pas një operacioni të ndërmarrë ndaj pozicioneve të DEASH-it ka marrë nën kontroll edhe fshatrat Deravish, Ebu Xherbua, Kuri Agriban, Kura Tepe në veri të Mosulit.

OKB kishte njoftuar se për shkak të operacionit për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i në Irak janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre 84 mijë persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit