9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

E Vërteta për “krishtin”- Çfarë mendojnë muslimanët për Isaun-Jezusin?

Më të lexuarat

ISA – JEZUSI

Çfarë mendojnë muslimanët për Isaun-Jezusin?

Muslimanët e quajnë Jezusin, Isa alejhis-selam, e respektojnë atë dhe presin me padurim ardhjen e tij të dytë.
Ai konsiderohet si një nga të dërguarit më të mëdhenj të Zotit, dërguar njerëzimit.
Një sure në Kur’an titullohet me emrin Merjem, që është nëna e Isaut alejhis selam.
Merjem alejhas selam, konsiderohet ndër femrat më të nderuara nga të gjitha gratë.
“Përkujto kur engjëjt i thanë:
“Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës”.
Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit)”.
“E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) “? Ai (All-llahu) tha:
“Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet”.
Al-Imran, ajetet 42, 45-47.

Isa alejhis selam lindi për mrekulli nëpërmjet veprimit të së njëjtës forcë që krijoi Ademin pa baba.
“Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.”
Ali ‘Imran, 59.

Gjatë misionit të tij misionar, Isau alejhis selam bëri shumë mrekulli. Kur’ani na njofton se Isau tha:
“Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit.”
Ali ‘Imran, 49.

As Muhamedi, alejhis selam, as Isau alejhis selam nuk erdhën për ta ndryshuar mësimin themelor të Zotit të Vetëm, të cilin besim e sollën pejgamberët e mëparshëm, por për ta konfirmuar dhe përtërirë atë.
Kur’ani thotë se Isau alejhis selam, tha për veten e tij:
“Dhe (kam ardhë) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.”
Ali ‘Imran, 50.

Muhamedi alejhis selam, ka thënë:
“Kush beson se Allahu është Një, Muhammedi është i Dërguari i Tij, se Isai është rob dhe i dërguar i Zotit, fjala e Tij dhe shpirti që ka dalë prej Tij, se Xhenneti dhe Xhehennemi janë të vërteta, Zoti do ta marrë atë në Xhennet.” (Buhariu)

 

Hoxhë Irfan Salihu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit