-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E vërteta mbi këtë foto – Pavarësisht rrahjeve, ai përdorte telefonin e tij për të dokumentuar sulmet e forcave pushtuese

Më të lexuarat

Kjo foto u bë virale në mediat sociale, dukej se tregonte një palestinez të shtrirë rastësisht, ndërsa forcat pushtuese sulmuan xhamitë e Al Aksa. Shumë komentuan për natyrën e tij të pahijshme pavarësisht asaj që po ndodhte rreth tij. por kjo është e vërteta e kësaj fotoje. Emri i tij është Bedr Salah Ebu Fadl.

Ai i tha El Xhezires

Shkova si zakonisht për të falur namazin e sabahut në Xhaminë Al-Aksa, dhe kur Okupatori pushtoi Xhaminë, isha në pjesë e faljes së namazit El-Kibli, kështu që dola me shpejtësi prej saj pasi bombat e gazit po na zinin frymën. Më pas u drejtova drejt Kupolës së Shkëmbit dhe u ula për të pushuar. Ushtarët më rrahën me shkopinj në duar dhe këmbë dhe në të gjitha pjesët e trupit.

Betohem që nuk jam shtrirë duke u çlodhur [sikur të mos më shqetësojë]. Unë jam shtrirë atje për shkak të rrahjes që kam marrë. Nuk arrita të ngrihesha, kështu që u shtriva në atë pozicion.
Isha i zemëruar nga shënjestrimi i tyre ndaj të moshuarve dhe grave kur nuk gjenin të rinj, me shkopinj që shkaktonin shumë dhimbje. Nuk e di nga se janë bërë, ndoshta janë bërë me plastikë dhe hekur.

Pavarësisht rrahjeve, ai përdorte telefonin e tij për të dokumentuar sulmet e forcave pushtuese.

Allahu i bekoftë të gjithë ata që vazhdojnë të mbrojnë Xhaminë Al Aksa https://youtu.be/TA1QHU8AuTw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit